Rusia vijon sulmet në Ukrainë. Mbrëmjen e së martës (6 qershor), forcat ruse bombarduan rajonin ukrainas të Khersonit, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur një tjetër. Sakaq, po ditën e djeshme, diga kritike Nova Kakhovka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Kherson u shkatërrua, duke përmbytur pjesë të mëdha të Kherson dhe duke detyruar evakuimin e mijërave qytetarëve.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë me dije mëngjesin e kësaj të mërkure (7 qershor) se rreth 42 mijë persona janë në rrezik nga përmbytjet në të dy anët e lumit Dnipro, ndërsa paralajmëruan situatë kritike gjatë ditës së sotme.

Parashikimi erdhi pasi shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths i tha këshillit të sigurisë se thyerja e digës “do të ketë pasoja të rënda dhe me ndikim të gjerë për mijëra njerëz në Ukrainën jugore në të dy anët e vijës së frontit përmes humbjes së shtëpive, ushqimit, ujit të sigurt dhe mjeteve të jetesës”.

“Përmasat e mëdha të katastrofës do të realizohen plotësisht vetëm në ditët në vijim,” tha ai.

Ndërkohë Rusia ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës për shkatërrimin e digës, teksa pretendon se përgjegjës për ngjarjen është vetë Kievi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Incident në parlamentin britanik, arrestohen gjashtë protestues

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Londrës pasi anëtarët e lëvizjes…

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti…

Lajçak për Asociacionin: Kosova është zotuar – ajo që është pajtuar duhet të zbatohet

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë…

Mbi 88 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë, thotë Ukraina

Qeveria ukrainase ka pretenduar se më shumë se 88 mijë ushtarë rusë…

Lëndohen dhjetëra persona pasi një avion në Hawaii u godit nga turbulencat

Të paktën 36 persona janë plagosur, 11 prej janë në gjendje të…