Zyrtarët rusë të sigurisë e kanë arrestuar kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Ukrainës në Gadishullin e Krimesë, i cili është pushtuar nga Rusia në vitin 2014.

Kryepeshkopi Klyment u arrestua në një stacion të autobusëve në Simferopol, i cili është kryeqytet i Krimesë. Përfaqësuesit e Kishës kanë thënë se ai është dërguar në stacionin rajonal të policisë në Kiev.

Klyment e ka konfirmuar vetë arrestimin e tij pëmes një bisede telefonike me agjencinë e lajmeve “AFP”. Ai ka thënë se është duke folur nga stacioni policor në Simferopol. Klyment shtoi se policia nuk ia ka treguar arsyen e arrestimit.

Arrestimi i tij erdhi disa javë pasi Kisha Ortodokse e Ukrainës u pavarësua zyrtarisht nga Kisha Ortodokse e Rusisë pas më shumë se 330 vjetëve të qëndrimit nën kontrollin e saj.

Rusia i ka kundërshtuar për një kohë të gjatë përpjekjet e Ukrainës për pavarësi të kishës. Tensionet ishin rritur edhe më shumë pas pushtimit të Krimeas nga Rusia në mars të vitit 2014 dhe përkrahjes që ky shtet ia kishte dhënë separatistëve në lindje të Ukrainës, shkruan “Free Europe”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/rusia-arreston-kryepeshkopin-e-kishes-ortodokse-te-ukraines-632092/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…