Gazetari amerikan, Evan Gershkovich, është akuzuar zyrtarisht për spiunazh në Rusi, raporton BBC duke iu referuar mediave lokale.

Gershkovich, reporter me përvojë në Rusi, u arrestua javën e kaluar në qytetin e Yekaterinburgut teksa  punonte për Wall Street Journal (WSJ).

Raportimet e mediave thanë se ai i hodhi poshtë kategorikisht akuzat ndaj tij, ndërkaq gazeta ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Pas arrestimit, Kremlini tha se ai ishte kapur “në flagrancë”.

Gershkovich, 31-vjeçar, është i mirënjohur në mesin e korrespondentëve të huaj në Moskë dhe redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg e përshkruan atë si një reporter të shkëlqyer dhe një gazetar shumë parimor.

Shtëpia e Bardhë e dënoi ndalimin e tij “me termat më të fortë”.

Të premten në një deklaratë të rrallë të përbashkët, udhëheqësit republikanë dhe demokratë të Senatit Mitch McConnell dhe Chuck Schumer dënuan ashpër ndalimin e tij.

“Gazetaria nuk është krim”, thanë ata. “Ne kërkojmë që akuzat e pabaza dhe të sajuara kundër Gershkovichit të hiqen dhe ai të lirohet menjëherë”.

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë kërkuar qasje te Gershkovich, por nuk kanë mundur ta vizitojnë atë. Megjithatë, WSJ deklaroi se avokatëve të saj u ishte dhënë qasje tek ai.

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se çështja e aksesit konsullor ishte duke u zgjidhur, por shtoi se “bujërat në SHBA për këtë rast, i cili kishte për qëllim presionin ndaj autoriteteve ruse… ishte i pashpresë dhe i pakuptimtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim…

Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar, mirëpresim pezullimin e përkohshëm të tyre

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA e mirëpret…

Spanja ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati i Spanjës me 0 vota kundër përmes video-votimit ka miratuar Protokollin…

Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin

Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin, sipas një instituti amerikan. Instituti…

MPJ e Bullgarisë shpreh shqetësim nga veprimet e presidentit të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehu shqetësim për veprimet e…