Në rrugët e kryeqytetit rus ka patur një prani të shtuar të forcave të policisë për të garantuar rendin e sigurisë në vend. Për agjencinë e lajmeve “Reuters”, qytetarët e Moskës dhanë opinionet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Pavarësisht situatës forcat e policisë po punojnë normalisht. Ata po përpiqen të mbrojnë njerëzit tanë. Është e frikshme të mendosh se çfarë mund të ndodhë në pak kohë. Është shqetësuese jo vetëm për veten, por edhe të afërmit tanë.”

Por teksa disa ishin të shqetësuar të tjerë qytetarë shprehen se kanë besim tek autoritetey ruse.

“Mendoj që është një lloj provokimi. Nuk më frikëson aspak si situatë. Kam besim tek presidenti ynë dhe tek njerëzit.”

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi më herët se masat anti-terrorr po ndërmerren në kryeqytetin rus, duke përfshirë kontrolle shtesë në rrugë, për të përforcuar sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

NATO refuzon propozimin e Rusisë

NATO nuk dëshiron të nisë garën e re në armatim pas skadimit…

Pushtimi i BE-së me refugjatë nga Ballkani

330 mijë kalime të paligjshme vetëm gjatë vitit 2022 Numri i emigrantëve…

Policia konfiskon kallashnikov në Shkup, tre të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, policia me…

Rusen që Haga dëshiron ta arrestojë foli në mbledhjen e OKB-së, largohen nga salla përfaqësuesit e Shqipërisë, SHBA-së e Britanisë

Emisarë nga disa vende perëndimore u larguan nga një seancë e Kombeve…

Drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda: Rajoni i Likovës, në gjendje të mjerueshme

Ndërkohë drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda thotë se është për të…