Rusia po humbet gjithsej 100 ushtarë në ditë teksa forcat e saj po tentojnë një ofensivë kundër forcave ukrainase në Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Siç shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi, të dielën, Instituti për Studimin e Luftës (ISW), një institut kërkimor me bazë në Uashington DC, publikoi një raport mbi betejat midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë fundjavës.

Dhe siç shkruan mediumi në fjalë, forcat ukrainase patën sukses në zmbrapsjen e trupave ruse në dhe rreth Bakhmut më 4 dhjetor, ndërsa ushtarët rusë u përpoqën të kapnin të gjithë rajonin e Donetsk.

“Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se trupat ukrainase zmbrapsnin sulmet ruse në verilindje të Bakhmut pranë Berestove, Bilohorivka, Yakovlivka, Soledar dhe Bakhmutske dhe në jug të Bakhmut pranë Opytne, Klishchiivka, Andriivka dhe Kurdiumivka”, sipas raportit të ISW.

Në këtë drejtim, Rusia raportohet se po përballet me 50 të plagosur dhe 50 të vrarë në aksione në ditë në Bakhmut dhe rreth saj.

Megjithatë, Newsweek thotë se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat.

Ndryshe, Rusia nuk publikon rregullisht përditësime se sa humbje ka pësuar në Ukrainë.

Gjatë gjithë luftës, shifrat që Moska ka bërë publike janë shpesh shumë më të ulëta se vlerësimet e Ukrainës.

Por zëdhënësi i Grupit të Forcave Lindore të Ukrainës, Serhiy Cherevati, foli për humbjet e Rusisë, pas konflikteve në rajon.

“Këtu, mund të thuash përafërsisht në bazë të dinamikës, duke rrumbullakosur, natyrisht. Në zonën nga 50 në 100 njerëz, ata mund të humbasin vetëm në Bakhmut”, citohet të ketë thënë Cherevaty, sipas një raporti nga stacioni televiziv ukrainas, TV Espresso.

Cherevaty shtoi se situata në rajon është e tensionuar, por nën kontroll. Ai tha se forcat e Ukrainës po qëndrojnë fuqishëm dhe po zmbrapsin sulmet e shumta nga Rusia.

Ai gjithashtu vuri në dukje se trupat ruse u urdhëruan të mos sillnin predha artilerie brenda 100 kilometrave (62 milje) nga vija e frontit në zonën e Donetsk, për shkak të sulmeve të suksesshme të Ukrainës në depot ruse të municionit.

Humbjet e supozuara ditore kanë filluar të rriten pasi Rusia parashikohet të humbasë 100,000 ushtarë në më pak se një vit lufte, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Ky moment historik mund të arrihet ndoshta këtë javë ose javën tjetër dhe kjo do të ishte dy muaj larg përvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë që filloi në fund të shkurtit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

Ministria e Drejtësisë nuk pranon marrëveshje me ish të dënuarit në arrati…

Amerikani ka fituar deri më tani mijëra euro pasi raportoi makinat e ndezura pa shofer në New York

Disa po fitojnë shuma të mëdha parash duke raportuar automjete komerciale të…

90 të vdekur dhe 150 të plagosur nga eksplodimi në Aeroportin e Kabulit, në mesin e viktimave 13 ushtarë të SHBA-së

Dy bomba të fuqishme kanë goditur perimetrin e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…