Pas disa shpërthimeve që kanë dridhur bazën ushtarake ruse në Saki në gadishullin e pushtuar, që është më shumë 200 kilometra nga linja e parë e frontit.

Një numër i madh pushuesish rus në Krime kanë vendosur të largohetn me të madhe nga Krimeja.

Disa media ukrainase kanë nisur të tallin rusët duke publikuar pamje të kolonave të gjata në urën e Krimesë me komentin “s’ka më fotografi në bikine për juve”.

Ministria ruse e mbrojtjes kishte dalë të mërkurën me njoftim se kishtgge shpërthim municioni në aeroportin afër Novofedorivka në Krime, por nuk kishte asnjë sulm dhe asnjë aeroplan nuk ishte dëmtuar.

Pamjet e postuara nga vet qytetarët rus tregonin ndryshe ama, siç ishte edhe eksodi i tyre sot nga plazhe.

Mediat ukrainase kanë publikuar fotografi satelitore nga Novofedorivka në Krime, ku pretendohet se janë të disa orë para sulmit dhe shihet municioni i grumbulluar afër aeroplanëve të rreshtuar në pistë.

Autoritetet ruse kishin dalë me pretendime të tilla mohuese zakonisht, siç kishin bërë për luftanijen flamurtare Moskva, krenarinë e flotës ruse që u fundos në detin e Zi . Kishin gënjyer me ditë të tëra se po lundronte dhe ishte dëmtuar nga një aksident, por ishin videot e marinarëve rus që zbuluan pamje nga dëmi. Moskva ishte fundosur nga dy predha ukrainase që e goditën këtë super anije ruse që mendohej se i rezistonte sulmeve të tilla me lehtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA gjyq kundër monopolit të Google

Administrata Biden akuzon për frenim të konkurrencës dhe inovacionit, kompania: Ofrojmë shërbimin…

Kjo është data e rinisjes së Champions League

UEFA është e vendosur që pavarësisht situatës, t’i qojë deri në fund…

Kryebashkiaku i Buchës: Nuk do ta falim Rusinë për mizoritë që ndodhën këtu

Pas vrasjeve të civilëve nga forcat ruse dhe shfaqejeve të tyre nëpër…

Qeveria e re e Malit të Zi/ Dritan Abazoviç: Nuk jam as serb, as malazez

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç deklaroi në…

Trajkoviq, Vuçiqit: Qe 10 vjet, të dyshuarit për krimet më të rënda i quani patriotë e heronj

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm…