Gazetare: Erza Elezaj

Sa herë ndjenë mërzi, veten e gjen tek varrezat e të rënëve të fshatit. Aty Sherif Dubova e viziton varrin e së bijës, Fatushes, e i kryen lutjet për të.

Vajza e tij ishte ndër viktimat e para të fshatit Sllovi, e cila në moshën 19 vjeçare u vra nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Ai beson ende ne drejtësinë për të bijën e tij dhe për të gjithë bashkëfshatarët që u vranë.

Përjetimet e banorëve të fshatit janë ndër më të trishtat.

Tash janë bërë 23 vjet që nga masakra e kryer nga forcat serbe aty, ku të vrarë mbetën 45 civilë shqiptarë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Dubova thotë se nuk ka dëshmi më të madhe për institucionet sesa emrat që ndodhen në memorial.

Për një drejtësi e cila tash e shumë vite veç është emër në letër, institucionet e Kosovës kanë marrë hapa konkret.

Flamur Pireva nga Ministria e Drejtësisë, sqaron se tash është themeluar Insituti Për Dokumentimin e Krimeve gjatë Luftës në Kosovë, institucion i cili do të jetë i pavarur.

Pireva bën thirrje që çdo dëshmi që qytetarët kanë të dërgohet në Ministri të Drejtësisë, në mënyrë që të ketë sa më shumë material për hetime nga Instituti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998 – 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona, 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

https://fb.watch/gba0876vhk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pejë: Administatorit i ndahet mirënjohje me gabime

Alain Le Roy, ish-administratori i UNMIK-ut në Pejë, është shpallur qytetar nderi…

Mlladiq sot para gjykatës, vihet në pah pllaka përkujtimore e 12-vjeçares së vrarë nga ushtria e tij

Ish shefi i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, sot do të…

ShBA dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka…

Kongresi Panshqiptar Amerikan zhvillon takim me përfaqësues të DASH për vaksinat (FOTO)

Përfaqësuesit e Kongresit Panshqiptar Amerikan ka zhvilluar takim me 5 zyrtarë nga…

6 muaj të vështirë për Europën

Europa ka përjetuar gjashtë muajt më të vështirë, sipas një vlerësimi të…