Ministri i Transportit, Blagoj Boçvarski, nuk e tregon arsyen pse pjesa e parë e autostradës Shkup – Bllacë, e gjatë vetëm dy kilometra, vonohet për më shumë se një vit. Në vend të detajeve se ku është bllokuar puna, ministri përgjigjet për pjesën e dytë të rrugës, për të cilën Alsat nuk ka kërkuar përgjigje.

YouTube video

“Shkup – Bllacë, po punohet edhe në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë është duke u përgatitur procedurë tenderuese. Seksioni i dytë, i cili është më kompleks dhe më i madh, me 25 për qind tunele në vetë seksionin, projekti është drejt fundit”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe i Lidhjeve.

Sot ministri nuk është përgjigjur në pyetjen se a ndihet përgjegjës për vonesën e realizimit të punimeve dhe as nëse kanë përgjegjësi drejtorët e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Më 15 nëntor të vitit 2021, ministri Boçvarski tha se seksioni i parë do të jetë gati nga mesi i këtij viti.

“Më vjen shumë mirë që ky seksion i parë ka përfunduar 50 për qind dhe do të vazhdojë, presim që të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ministri nuk i është përgjigjur pyetjes së Alsat për përgjegjësinë e mundshme të autoriteteve për vonesën apo gabimet në punë. Drejtori i Rrugëve Shtetërore njoftoi pak ditë më parë se në seksionin e parë janë shfaqur probleme të paparashikuara. Tani është e nevojshme të projektohet një mur i ri 280 metra i gjatë dhe 23 metra i lartë.

“Tani duhet të hapim proces të ri përzgjedhjeje për ato punë shtesë për dy kilometra”, u shpreh Ejup Rustemi drejtor i NPRSH-së.

Në vend të 100 milionë eurove fillestare siç ishte paralajmëruar nga qeveria, kjo lidhje autostrade me Kosovën 12 km e gjatë mori një çmim të ri i cili tani shkon në 186.7 milionë euro. Kjo do të thotë se një kilometër autostradë do të kushtojë gati 20 milionë euro dhe me këtë do të jetë autostrada më e shtrenjtë jo vetëm në rajon por edhe në Evropë./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

S’pati njohje nga Serbia as në vitin 2020, dialogu konsiderohet i dështuar

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet i dështuar gjatë vitit 2020.…

Zaev: Mos-marrja e datës, mund të shkatërroj qeverinë në RMV

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka…

Kroacia goditet nga moti i ligë, stuhi, shira të rrëmbyeshëm e drunj të shkulur

Pas paralajmërimit se Gadishulli Ballkanik do të goditet nga moti i ligë…

Ukraina do t’pajiset me raketat më të avancuara që nga fillimi i luftës

Ukraina do të pajiset me armatimet më të sofistikuara që nga fillimi…

Sulmuesi i xhamive në Christchurch dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata në Zelandë të Re e ka dënuar me burgim të përjetshëm…