Në një dokument politikash që do të miratohet të mërkurën (18 maj), Komisioni Evropian u kërkon vendeve anëtare të BE-së që të shtojnë përgatitjet për një “ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus” duke marrë parasysh masat emergjente si një kufi i përkohshëm në çmimet e gazit, njofton Euractiv.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë në prill, Komisioni po u kërkon vendeve anëtare të BE-së të përgatiten për një “shok furnizimi” në shkallë të plotë.

Gazi natyror është tregtuar me rreth 100 €/MWh që nga mesi i marsit, një rritje shtatëfish në krahasim me çmimet mesatare afatgjatë, me ngritje të herëpashershme në 200 €/MËh, të shkaktuar kryesisht nga mungesa e furnizimeve nga Rusia. Kjo ka çuar në një rritje të çmimeve të energjisë elektrike, e përcaktuar kryesisht nga prodhimi rezervë i energjisë nga termocentralet me gaz.

Dhe ndërsa masat e mëparshme të miratuara në vjeshtë ishin kalibruar për të adresuar një situatë me çmime të larta të qëndrueshme të gazit, “një grup i ndryshëm masash mund të bëhet i vlefshëm për t’u marrë në konsideratë në rast të një ndërprerjeje të papritur në shkallë të gjerë apo edhe të plotë të furnizimit me gaz rus që çon në çmimet e padurueshme të larta të gazit dhe furnizimi i pamjaftueshëm i gazit”, thotë ekzekutivi i BE-së në draft dokumentin e politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hallaçi: Çmenduria dhe mjerimi politik i Ali Ahmetit

Nga Shek Hallaçi Çmenduris dhe mjerimit politik,të Ali Ahmetit,po i vjenë fundi,zakonisht…

MPJ: Shkrimtarit Handke duhet t’i merret çmimi Nobel

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pasi që shkrimtari austirak Peter…

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me fletarrest

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se këtë mëngjes ka arrestuar…

Shqetësim në SHBA/ Rënia më e thellë e lindshmërisë në 42 vjet

Një raport i publikuar të mërkurën tregon se niveli i lindjeve në…

Mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda

Kujdes, artikulli në fund përmban pamje të rënda nga krimet serbe në Kosovë…