Ministri i shëndetësisë gjatë ditës së sotne edhe njëherë konfirmoi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë k arritur në 26. Prej tyre 17 janë në Shkup, ndërsa 9 në Dibër.

“Deri në ora 12:00 numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi është stabile, nuk ka ndryshime nga dita e djeshme. Stabile është edhe gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje. Kemi të regjistruar gjithsejtë 26 pacientë, sot janë testuar 10 pacientë, pozitive kanë rezultuar 3 pacientë. Bëhet fjalë për pacientë nga Shkupi. Një çift bashkëshortor që kanë qëndruar jashtë vendit. Pacienti i parë është në Klinikën për sëmundje ngjitëse, ndërsa dy pacientët e tjerë janë në kurim shtëpiak dhe gjatë ditës do të vendosen në klinikën për sëmundje infektive”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Filipçe rekomandon: Rrini në shtëpi, mos dilni nga shtëpia, me përjashtim kur e keni të domosdoshme.

“Kjo nuk është mahi, duhet të jemi të përgjegjshëm, situata është serioze.  Mënyra e vetme është që të gjithë ne të sillemi me përgjegjësi. Le të qëndrojnë në shtëpi dhe pacientët me sëmundje kronike. Përvoja nga vendet tjera flet se virusi përhapet, kur sistemi shëndetësor është i ngarkuar”, tha Filipçe duke shtuar se duhet pasur parasysh se duhet mbrojtur edhe punonjësit shëndetësor sepse në këto momente ato janë shtylla e sistemit shëndetësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rikthimi i kuvendit, LSDM-ja kërkon përgjigje me shkrim nga Xhaferi

LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga nisma për rikthimin e Kuvendit…

Si e kishte dënuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Masakrën në Reçak

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte dënuar ashpër Masakrën e Reçakut në…

Kuvendi nuk miraton rezolutën për të pagjeturit

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme nuk ka miratuar rezolutën për…

Vazhdon të rritet numri i ushtarëve të vrarë rusë – Ukraina publikon të dhënat rreth humbjeve të shkaktuara Putinit

Siç ka ndodhur edhe ditëve më parë, Ukraina ka publikuar edhe të…

Rama: Shëndetësia në Shqipëri mund të kthehet në pikë referimi për rajonin

Kryeministri shqiptar Edi Rama, deklaroi të enjten se shëndetësia në Shqipëri mund…