Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më shumë se 70 njerëz mbetën të vdekur nga tornadot të premten mbrëma.

Ai tha se kjo shifër mund të rritet në më shumë se 100 derisa tornadot që goditën vendin i quajti si më të këqijat në histori.

Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.

Beshear ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, shkruan BBC.

Më shumë se 100 persona ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornadoja goditi, tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi në Twitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes.

“Të humbasësh të dashurit në një stuhi si kjo është një tragjedi e paimagjinueshme. Ne po punojmë me guvernatorët për t’u siguruar që ata të kenë atë që u nevojitet ndërsa kërkimi për të mbijetuarit dhe vlerësimet e dëmeve vazhdojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Greqia i mbyll kufijtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndërprerja e lidhjes rrugore, detare dhe ajrore me Maqedoninë e Veriut dhe…

Pas shembjes së ndërtesës të mediave në Gaza, reagojnë edhe SHBA-të

Kulla Jala, e cila u shkatërrua nga sulmi ajror izraelit, gjithashtu strehoi…

24 të vdekur dhe 890 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike…

Si janë të vendosura forcat e NATO-s në Evropën Lindore

Kërcënimi i një pushtimi të Ukrainës nga ana e Rusisë i ka…

Disa vende po ‘lobojnë’ për të ndryshuar raportin që adreson problemet mbi ndryshimet klimatike

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga BBC News tregon…