Autoritetet publikojnë rezultatet e censusit

Pas dy dekadave nga regjistrimi i fundit i zbatuar në vitin 2002, sot janë prezantuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV, që u realizua nga 05 deri më 30 Shtator të vitit të kaluar. Të dhënat u publikuan në sallën e Filarmonisë, para përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, EUROSTAT-it, korit diplomatik, të Entit për Statistika të vendeve të rajonit, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë, Çekisë.

Enti Shtetëror për Statistika e i RMV-së, ka publikuar rezultatet zyrtare të Regjistrimit që ishte zbatuar në Shtator të vitit të kaluar. Drejtori Apostoll Simovski njoftoi se numri i përgjithshëm i popullsisë është 1.836.713 qytetarë, kurse numri i popullisë jorezidente 260.606 qytetarë të diasporës që janë përfshirë në këtë operacion statistikor.

Janë regjistruar gjithsejt 2.097.319 persona, kurse nga burime administrative janë marrë të dhëna për 132.260 qytetarë. 

Apostoll SimovskiNga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar, residentë dhe jorezidentë, maqedonas janë 54.21%, shqiptarë – 29.52%, turq – 3.98%, serbë – 1.18%, boshnjakë – 0.87% dhe vllehë 0.34%”.

Sipas të dhënave të ESHS-së, nga popullsia rezidente 58.44% janë maqedonas kurse 24.3% shqiptarë, kurse nga popullsia jorezidente 24.45% janë maqedonas kurse 66.36% janë shqiptarë.

Në qytetin e Shkupit 58.71% janë maqedonas kurse 22.85% shqiptarë.

Një nga temat që u imponua në negociatat Shkup-Sofje ishte edhe pozita e pakicës bullgare në RMV. Nga Sofja thonin se rreth 100 mijë qytetarë maqedonas kanë pasaporta bullgare dhe se presin që kjo të reflektohet edhe në rezultatet e regjistrimit. Megjithatë, sipas rezultateve të publikuara, vetëm 3.504 qytetarë janë deklaruar si bullgarë etnik që paraqet 0.19% të popullsië.

Regjistrimi paraprak në RMV ishte realizuar në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547. Ulja e shifrave të popullsisë, sipas ekspertëve është si rezultat i dy faktorëve – vdekshmërisë së lartë dhe migrimit.

Apostoll SimovskiNë nivel vendi, krahasuar me të dhënat e Regjistrimit 2002, numri i përgjithshëm i popullsisë është ulur për 185.834 persona, ose për 0.2%. Numri i amvisërive është rritur për 34.336 ose për 6.1%, derisa numri i banesave është rritur për 141.031 ose për 20.2%”.

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, maqedonasit ishin 64.17% kurse shqiptarët 25.17%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Çka nuk pamë e çka nuk kaluam, por të gjitha përfunduan me sukses

Amir Gërguri- Komandant i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ka thënë…

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi…

Gjykata indiane dënon 38 persona me vdekje për shpërthimet fatale të vitit 2008

Një gjykatë në Indi dënoi me vdekje të premten 38 persona për…

Kolonë më shumë se një kilometër në kufirin Maqedoni-Kosovë

Pritje të gjata dhe kolona kilometrike të automjeteve janë parë sot në…

Alarmante: Katër të vdekur dhe 2110 raste të reja

Katër persona kanë vdekur dhe 2110 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19, nga…