Gazetari Zoran Bozhinovski është rrahur mbrëmë brutalisht nga dy persona të panjohur para banesës së tij në Manastir. Ai me lëndime të rënda është dërguar në spital dhe se po vazhdon trajtimi i tij mjekësor.
Siç thuhet në periudhën e kaluar, Bozhinovski ka publikuar një seri për krimet e supozuara në Termocentralin e Manastirit dhe ESM, ku drejtor është Vasko Kovaçevski.
Fotografitë e gazetarit të rrahur janë publikuar në rrjetet sociale. Bozhinovski deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë. Kjo nuk është hera e parë që një gazetar bëhet objektiv i një sulmi fizik.