Pesë persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën pasi një avion i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në një strukturë për pastrimin e aeroportit ndërkombëtar të Bradley në Connecticut ndërsa përpiqej të ulej në pistë.
Aksidenti u regjistrua mëngjesin e të mërkurës. Avioni transportonte 10 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Boeing B-17 i cilësisë së mirë u rrëzua gjatë uljes në tokë, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
Në mesin e 14 të plagosurve ishte dhe një punonjës i aeroportit që ishte në tokë.
Të paktën pesë pacientë u dërguan në Spitalin Hartford pas përplasjes. Në avion ishin dhe dy zjarrfikës.
Avioni i përkiste Fondacionit Collings, thuhet në llogarinë Twitter të aeroportit.