Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, politologu I njohur Adri Nurellari u shpreh se rrëzimi I qeverisë së Kosovës në fakt është edhe një leksion demokracie për Shqipërinë.

“Përsa i përket ngjarjes në vetvete mendoj se është një frymëmarrje për Kosovën. Është një leksion për qeveritë që ngecen me thonj në pushtet, nuk lëvizin nga karrigia pafundësisht siç ndodh këtu tek ne, por atje ka pluralizëm, ka diversitet, ka dhe rrotacion, pra që është gjë e mirë sepse nuk rri të kalbet në moçal politika si në Shqipëri. Tjetër element i rëndësishëm është që leksionet e sistemit të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, sepse atje ka një Gjykatë Kushtetuese që pavarësisht nga pushteti e rrëzon qeverinë, që është e paimagjinueshme të ndodhë në Shqipëri. Kosova faktikisht, jep leksione demokracie Shqipërisë në këtë drejtim.”/VizionPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…