Në fillim të viteve ‘90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani në fillim të viteve 2020-të ata duan të jetojnë si evropianë. Eksodi i shqiptarëve gjatë viteve të para të tranzicionit kishte në qendër të tij personat me arsim të ulët dhe të papunë, por nxitësit e emigracionit vitet e fundit kanë ndryshuar.

Për këto arsye u fol të martën, në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.  Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës janë bërë kërkesa kryesore që motivojnë edhe emigrimin.

Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar.

Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar.

Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulëta.

Pra emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive në Shqipëri dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë. Ky fakt ka sjellë një tjetër pasojë, tkurrjen dhe plakjen e popullsisë si dhe uljen e fertilitetit.

Shqipëria ka humbur kapitalin e saj njerëzor, pra forcën e punës me produktivitet të lartë, si pasojë e largimit të rinisë dhe shtresës së kualifikuar.

Një shembull tipik i këtij fenomeni janë sipërmarrësit shqiptarë në Itali. Rreth 460 mijë shqiptarë në moshë punë janë emigrantë në Itali dhe rreth 47 mijë prej tyre janë sipërmarrës, pra pothuajse 10%.

Ky raport popullsi-sipërmarrës është dy herë më i vogël në Shqipëri ku rreth 5% e popullsisë së aftë për punë janë sipërmarrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…