Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë u lënduan në fundosjen e anijes luftarake Moskva, raporton gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nëna tha se djali i saj i tha asaj në një telefonatë se Moskva, ishte goditur nga tre raketa nga toka, nga territori ukrainas.

“Ai më thirri dhe po qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme”, tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar se duhej të priste që ai të përfundonte shërbimin.

Ai tha se nuk do t’i jepte asaj detajet e asaj që kishte parë sepse ishte shumë e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Gazeta nuk ka përmendur emrin e marinarit apo nënës së tij për t’i mbrojtur ata.

Por ajo thotë se ka prova që e bëjnë të besueshme se marinari po shërbente në Moskva.

Ministria ruse e mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për ndonjë viktimë pas fundosjes së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zvicra tani teston vetëm pacientët me rrezik të lartë

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë vendosur të kufizojnë testet e koronavirusit tek…

“Mirë se vini në ferr” – ushtria ukrainase pajiset me armë anti-tank, NLAW

Ushtria ukrainase ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se është pajisur…

Mbi 100 mijë njerëz të hospitalalizuar me COVID-19 brenda një dite në SHBA – ky muaji gusht është më i keq se i kaluari

Më shumë se 100 mijë njerëz janë shtruar në spital me COVID-19…

Zyrtarët e KQZ me rroba speciale rinumërojnë votat nga Serbia

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur…

Tragjedia, familjarët kërkojnë përgjegjësi

Familjarët e viktimave kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta…