Numri në rang botëror i infeksioneve me koronavirus po arrin në 10 milionë. Universiteti Johns Hopkins raportoi mëngjesin e së shtunës më shumë se 9.8 milionë raste që prej fillimit të pandemisë.

SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë, ndjekur nga Brazili me 1.2 milion raste. Rusia renditet në vendin e tretë me më shumë se 600 mijë të infektuar.

Gjithashtu SHBA renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit me 125.039, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të pandemisë koronavirusit një gjykatëse federale amerikane urdhëruar administratën e Presidentit Donald Trump të lirojë fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët janë mbajtur për më shumë se 20 ditë në tre qendra të paraburgimi në Teksas dhe Pensilvani. Gjykatësja Dolly Gee shkruante se qendrat “janë” në zjarr” dhe nuk ka më kohë për masa “gjysmake”. Të premten SHBA vendosi një tjetër rekord ditor për sa i takon numrit të raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar për herë të parë 40,000 të prekur.

Rritja e numrit të të infektuarve bëri që shtete si Florida dhe Teksasi të njoftojnë rimbylljen e bareve dhe vendosjen e masa kufizuese të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Të premten grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë që menaxhon përpjekjet kundër pandemisë zhvilloi konferencën e parë publike pas gati dy muajsh. Presidenti Trump nuk mori pjesë.

Organizata Botërore e Shëndetësisëbëri të ditur të premten se nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste kundër COVID-19, vaksina e trajtime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…