Rreth 1.200 emigrantë ndodhen në Greqi në afërsi të kufirit tonë dhe rreth 500 në afërsi të Selanikut, ndërsa ka informacione për përplasje me policinë greke. Gjendja në këtë moment është nën kontroll, deklaroi sot Sashko Kocev, drejtor i MARRI Qendrës Rajonale, për shënimin e 15-vjetorit të kësaj nisme, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e mundur valë e re e emigrantëve në një të ardhme të afërt duke i pasur parasysh ngjarjet në kufirin me Greqinë.

“Fillimisht shtetet tani janë shumë më të përgatitura, ekziston mbështetje e madhe nga BE-ja në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, ndërsa në kufirin tonë jugor drejt Greqisë patrullojnë policë të më shumë shteteve evropiane së bashku me policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut. Për dallim prej vitit 2015 Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni është larg më i përgatitur për përgjigje përkatëse nëse paraqitet numër i rritur i emigrantëve”, theksoi Kocev, duke shtuar se nuk pret që të përsëritet gjendja me emigrantët nga viti 2015.

Lidhur me rritjen e numrit të emigrantëve të cilët tubohen në kampet në Greqi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se çdo ditë këmbejnë informacione me homologët grekë.

Sipas Spasovskit, ky tubim më i madh në kampet në Greqi është nga dje, me ç’rast përmes planeve të veçanta është përforcuar sigurimi i kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Deri më tani bëhet fjalë për grup prej rreth 1.200 deri në 1.500 emigrantë. Tani për tani homologët grekë e kontrollojnë këtë numër por gjithsesi kemi për obligim të jemi të përgatitur që ta mbrojmë kufirin dhe mundësinë eventuale për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski.

Spasovski theksoi se është rritur trendit për hyrje ilegale në kufirin jugor. Por, thekson, nëse shihen numrat për atë se sa emigrantë janë kthyer të cilët kanë dashur në mënyrë ilegale të kalojnë, ky numër në vitin 2018 është rreth 16.900.

Një prej sfidave tani dhe që do të vazhdojë edhe më tej theksoi ai është migrimi dhe nuk është e përjashtuar më tej të kemi numër të emigrantëve të cilët dëshirojnë të funksionojnë disa prej rutave të tjera. Spasovski theksoi se emigrantët për një kohë të gjatë nuk kalojnë përmes rutës së Ballkanit Perëndimor, shkojnë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës ose Shqipërisë dhe Italisë edhe më tej në Evropë. Përkujtoi se MPB bashkëpunon me FRONTEKS-in, me shtetet e rajonit, por edhe me BE-në. Prandaj ishte decid Spasovski, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…