Pas disa muajve, la Gjermaninë e u kthye në Kosovë.

Por, kur u kthye në shtëpinë e tij në Milloshevë, Zymer Morina, asgjë nuk e gjeti siç e la.

Ishte 3 marsi i vitit 99 kur anëtaret e familjes Morina, po bëheshin gati për gjumë, si çdo natë tjetër.

Për sigurinë e tyre, po kujdesej Lavdim Morina, i cili bënte rojë në oborrin e shtëpisë. Por, atë natë të kobshme, 24 vjeçari nuk e dinte që shtëpia e tyre ishte rrethuar nga forcat serbe.

Pasi pa se diçka po lëvizte, Lavdimi shkoi tek kjo pjesë e oborrit. E papritmas drejt tij, forcat serbe, shtien disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por, forcat serbe nuk u ndalen pasi vranë babë e bir, ata vazhduan edhe në drejtim të shtëpisë, dhe sipas Morinës, për pesë minuta, i zbrazen karikatorët e tyre, brenda odes ku po flinin Shkëlzeni 11 vjeçar dhe Fidaimi, 14 vjeçar.

E sa me gjakftohtësi u ekzekutuan katër anëtarët e familjes Morina, dy prej tyre të mitur, e dëshmojnë edhe ekzaminimet që iu bënë trupave të tyre pas zhvarrosjes.

Morina thotë se ky rast, nga EULEX-i ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.

Por, këta të fundit nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit, në lidhje me atë se deri ku kanë shkuar hetimet.

Por, emrat e serbëve që morën pjesë në këto vrasje mizore i kanë në zyrën për të zhdukurit.

Ahmet Grajqevci që është kryetar i Këshillit koordinues për persona të pagjetur, tregon për këtë dokument që e gjeten pasluftë në shtëpinë e shëndetit në Milloshevë.

Këtu me emër e mbiemër, janë të gjithë serbët, që morën pjesë në këto vrasje. Përveç këtyre, ka 20 vjet, që Grajqevci mbledh edhe dëshmi të tilla për krimet serbe.

E pamjet nga këto ngjarje janë rrëqethëse pasi shumë nga viktimat janë fëmijë.

Ndërsa juristja, Arbëresha Morina, thotë që vetëm ajo qe e posedojnë këtu, është e mjaftueshme për ta paditur shtetin serb për gjenocid.

E derisa kjo të ndodhë, shqiptarët duhet të përpiqen t’i mbulojnë gjurmët e plumbave, ashtu siç beri Zymer Morina pasi nuk donte që ata që mbijetuan të kujtojnë tmerrin e asaj nate./t7/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Stoltenberg: Kurrë nuk është vonë që Rusia të ndalet së përgatituri për luftë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kurrë nuk…

Kievi: 20 600 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

“Forcat ukrainase kanë shkatërruar 167 avionë rusë, 147 helikopterë, 155 mjete ajrore…

Hallaçi: Betejë në Kumanovë

Herët në mëngjesin e të shtunës.me datën 09.05.2015, rreth orës 5.oo në…

Opozita propozoi ministër teknik, pushteti me dilemë nëse ai është në pajtueshmëri me Kushtetutën

Opozita dje propozoi ministër të ri teknik të Punëve të Brendshme, përderisa,…

Fillon sezoni i grevave dhe protestave në Maqedoninë e Veriut

Në vend janë shpallur disa greva, të parët do të nisin punonjësit…