Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën humbën gjithsej 248 palestinezë, prej të cilëve 66 fëmijë dhe 39 gra

Një nga pilotët e aviacionit izraelit, i cili bombardoi Gazën, tha se bombarduan ndërtesat shumëkatëshe pas zhgënjimit, pasi nuk ishin në gjendje të ndalnin raketat e lëshuara nga Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Media izraelite Channel 12 transmetoi intervistën me pilotët që shënjestruan ndërtesat shumëkatëshe në Rripin e Gazës, përfshirë edhe ndërtesën në të cilën ndodheshin zyrat e mediave.

Në këto biseda nuk u zbulua identiteti i pilotëve, por vetëm shkronjat e para të emrave të tyre, ndësa piloti “D” tha se bombardimi i tyre në Gaza nuk duhej marrë lehtësisht.

Ai tha se Gaza u bombardua duke përdorur tonelata municione.

“Bombardimi i ndërtesave shumëkatëshe në Gaza ishte një lloj lehtësimi dhe dalje në ajër për ne pas zhgënjimit, sepse grupet palestineze të rezistencës arritën të na qëllonin vazhdimisht”, tha ai, duke kujtuar bisedat e tij me pilotët e tjerë të përfshirë në bombardimet.

Duke pranuar që ata “nuk arritën të arrinin deri tek udhëheqësit e grupeve palestineze të rezistencës”, piloti “D” tha se ata ishin të pasuksesshëm në “ndalimin e raketave nga Gaza dhe ne nuk arritëm të dëmtojmë udhëheqësit e grupeve, kështu që ne shënjestruam ndërtesat shumëkatëshe”.

Më parë, ekspertët ushtarakë deklaruan se sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” nuk arriti të ndalojë më shumë se 25 për qind të raketave të grupeve të rezistencës palestineze, të cilën ata e vlerësuan si një dështim të veçantë të palës izraelite.

Gjatë sulmeve 11-ditore në Rripin e Gazës, aviacioni izraelit rrafshoi nëntë ndërtesa të larta me tokën, duke përfshirë kullën “Jela”, në të cilën ndodheshin zyrat e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press dhe rrjetit televiziv me bazë në Katar Al Jazeera.

Ministria e Strehimit dhe Çështjeve Publike në Gaza tha se 1.800 njësi banimi pësuan dëme totale në sulmet izraelite dhe 16.800 njësi u dëmtuan.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën humbën gjithsej 248 palestinezë, prej të cilëve 66 fëmijë dhe 39 gra./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…