“Të gjithëdishmit” Shaqir Fetai njëmilion herë i është thënë që mos t’i japë kosës gjërë, sepse, aq sa i duket vetja “intelektual” aq më shumë na shpërfaqet në analfabet

Nga Halid Sadiku

Shaqir Fetai na e paska uruar 22 Nëntorin, ditën e Alfabetit Shqip. E çka thotë Shaqir Fetai në urimin e vet? Ia futë kot, kësaj ngjarje madhështore ia bashkangjet edhe një ngjarje që nuk ka ndodhur në këtë vit dhe në këtë datë por, ka ndodhur, fiks 64 vite më vonë. Shaqir Fetai thotë: “22 Nentori është ngjarje e madhe e shqiptarëve që simbolizon unifikimin e gjuhës dhe themelimin e alfabetit shqip.”
Pa dyshim, dita e themelimit të Alfabetit është 22 nëntor, viti 1908 “Kongresi i Manastirit, 14-22 nëntor 1908)! Kurse unifikimi i gjuhës shqipe ndodhë në Kongresin e Drejtshkrimit, më vitin 1972!
Pas këtij urimi, Shaqir Fetai nuk harron që ta publikojë edhe foto-sesionin e vet, t’i publikojë nja dhjetra fotografi nga pjesëmarrja e tij në një akademi solemne kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip, organizuar me gjasë nga partia shqiptare në pushtet! Shaqir Fetai i jep aq shumë hapësirë këtij eventi thuase e ka organizuar vetë ai apo “organizata” e tij! Shaqir Fetai me këtë dëshmon se jeton në organizime të huaja, nuk ka kënaqësi më të madhe se sa ta ftojnë në evente të huaja ku ky do të krekoset si gjeldet, dhe të shesë “stile patriotike”!
Po pse Shaqir Fetai nuk organizon diçka për nderë të kësaj Dite, kur dihet se kontributi i teologëve shqiptarë ishte i jashtëzakonshëm! A e di Shaqir Fetai se kush nga hoxhallarët e asaj kohe morën pjesë në këtë Kongres?
A ka dëgjur ndonjëherë Shaqir Fetai se, në Kongresin e Afabetit morën pjesë këta hoxhallarë: Hoxhe Hasan Tahsini, Hoxhe Daut Boriçi, Hafiz Ali Ulqinaku, Hoxhe Said Najdeni, Hafiz Ali Korça, Hoxhë Rexhep Tetova dhe Hoxhë Abdulhaqim Hiqmet Dogni! Pse Shaqir Fetai në prag të Ditës së Alfaetit Shqip nuk organizon ndonjë event, ndonjë simpozium shkencor kushtuar këtyre hoxhallarëve shqiptarë që dhanë kontribut të pamohueshëm në themelimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe? Pse merr pjesë në një event ku nuk u përmendet as emri e lëre më kontributi i këtyre hoxhallarëve patriotë? Apo, Shaqir Fetait nuk i hy në kokë fakti që një hoxhë mund të jetë edhe patriot shqiptar, meqë vetë, që në bankat shkollore të mesme ka hequr dorë nga patriotizmi për ta dëmtuar rëndë atë në vitet e studimeve!
Natyrisht, Shaqir Fetai nuk e ndriçon këtë periudhë kaq të rëndësishme të shqiptarëve, sepse, do të tmerrohej edhe vetë nga të dhënat e asaj kohe kur do të bënte krahasimin: në çfarë niveli të lartë patriotik kanë qenë hoxhallarët e kohës dhe, në çfarë niveli të tradhëtisë është sot, bie fjala, “hoxhë” Shaqir Fetai! Periudha e themelimit të Alfabëtit Shqip e kompleson së tepërmi Shaqir Fetain, prandaj nuk i qaset ngjarjeve që do të jepnin kontribut mbi zbardhjen e së kaluarës ku hoxhallarët ishin në krye të detyrave patriotike, ku nuk mund të ndodhte asnjë ngjarje e rëndësishme kombëtare pa u kërkuar edhe kontributi i hoxhallarëve.
Po sot? Në çfarë derexhe i ka sjellë hoxhallarët Shaqir Fetai? Nga të gjithë ata kërkon që të respektohet dhe të përkrahet një mahluk i rrezikshëm siç është vetë ai, duke u thënë: më përkrahni mua, sepse mua më do partia e pushteti! Unë jam karabiberi i partisë, në çdo event të tyre prezenca ime është e domosdoshme, prandaj, më duani mua nëse doni t’ju dojë pushteti! Ky e ka me pushetin që e instaloi dhe jo me eventet dhe kontributet kombëtare të hoxhallarëve. Shaqir Fetai ua përcjell mesazhin: i vetmi angazhim patriotik i juaji, si hoxhallarë, është të më doni mua, pavarësisht të kaluarës sime të pistë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur..!

Shkruan: Nexhmedin Saqipi Ka ekzistuar dikur dhe vazhdon edhe sot të jetë…

Shaqir Fetai mundohet t’i poshtrojë institucionet kombëtare

Ambasadori i ri i Kosovës në RMV, Florian Qehaja, i sapo emërtuar…

Rrënimi i frikshëm i autonomisë së organeve

Shaqir Fetai ka shkruar në fb-un e vet se së fundmi ka…

Kështu foli Shaqir Fetai (18)

Pak nga injoranca, pak nga frika se do t’i hidhërojë punëdhënësit e…

Kakofoni aktivitetesh të të paudhëve

Zoti mos e bëftë kurrë më që të përsëritet ky “organizim” totalisht…