Duke folur në konferencën për shtyp në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, doktor Jarno Habicht vlerësoi gjendjen më të fundit të shërbimeve shëndetësore në Ukrainë.

Habicht deklaroi se që nga 2 qershori, sulmet e trupave ruse në qendrat shëndetësore në Ukrainë u rritën në 269 dhe 76 njerëz vdiqën e 59 persona të tjerë u plagosën në këto sulme.

Duke thënë se disa ndërtesa shëndetësore u shkatërruan si pasojë e sulmeve, Habicht tha se shumë spitale dhe klinika në zonat e konfliktit nuk mund të ofrojnë shërbime shëndetësore për ata që kanë nevojë.

Ai nënvizoi se lufta shkaktoi dëme të rënda psikologjike për popullin ukrainas dhe u shpreh se OBSH ka rritur numrin e personelit në vend dhe ka ofruar 543 tonë pajisje mjekësore në rajonet e prekura nga konfliktet për të shëruar plagët e ukrainasve.

Duke theksuar nevojën për të rivendosur shërbimet shëndetësore të dëmtuara nga lufta në Ukrainë, Habicht njoftoi se OBSH ka rritur thirrjen e saj aktuale të donacioneve dhe ka nisur një fushatë dhurimi prej 147.5 milionë dollarësh për ukrainasit.

Habicht vuri në dukje se 80 milionë dollarë nga kjo shifër do të përdoren për ndihmë mjekësore për civilët brenda vendit dhe 67.5 milionë dollarë për ndihmë mjekësore për refugjatët ukrainas që u strehuan në vendet fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden: Kosova është në zemrat e familjes sime

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se familja e tij ndihet…

Putin i sëmurë? Si përgjigjet Lavrov

“Çlirimi i Donbasit është prioritet i pakushtëzuar“ “Çlirimi” i rajonit të Donbasit…

Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit

Forca Mbrojtëse Tokësore e Japonisë – GSDF tha të enjten se do…

Kriza e refugjatëve në Greqi, situata po përshkallëzohet

Që kur Presidenti turk Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në…

Humolli skeptik se Gjykata Speciale mund të japë vendime të drejta

Në sesionin e parë të gjykimit të së mërkurës, në rastin e…