Rishi Sunak bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij emigroi në Britani në vitet ’60.

Rishi Sunak ka marrë zyrtarisht drejtimin e Britanisë së Madhe pasi Penny Mordaunt hoqi dorë nga gara për lidershipin brenda partisë konservatore. Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe dhe votat e më shumë se 100 deputetëve.

Ai do të bëhet kryeministri i parë aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike. Kryeministri i ri do të mbajë një fjalim në Parlament në orën 14:30.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në periudhën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta udhëheqim ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.

Nëse zgjidhet, Sunak do të bëhej kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zhbërja e Speciales është e pamundur

Në dhjetor të vitit 2017 me propozim të OVL të UÇK-së, u…

Kontrolli i Senatit do të përcaktohet në Xhorxhia

Kontrolli i Senatit në Kongresin amerikan do të përcaktohet nga dy garat…

Gati ligji kundër rrjeteve sociale që ndalojnë politikanët

Një projektligj i ri që pritet të shkaktojë debate po miratohet në…

Gjenevë, fillon forumi i OBSH-së për koronavirusin

Në Gjenevë sot fillon forumin dyditor botëror i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,…

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 3 nëntor, synohet ujdia për tregun e përbashkët rajonal

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3…