Rusia dhe Ukraina do të rinisin sërish sot bisedimet për gjetjen e një marrëveshje për paqen. Komunikimi do të jetë online, sipas kreut të delegacionit ukrainas.

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha CNN se ai ka shumë pak optimizëm se do të ketë një zgjidhje  pas negociatave diplomatike në  Stamboll në  fillim të kësaj jave.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se situata në jug dhe në rajonin e Donbasit mbetej jashtëzakonisht e vështirë dhe përsëriti se Rusia po krijonte forca pranë qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Po ashtu në një mesazh online Zelensky njoftoi se kishte shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare me arsyetimin se ishin tradhtarë.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Rusia është tani një “vend më i vogël” si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë. Sipas zyrtarit britanik: “Presidenti Putin nuk është forca që ka qenë. Ai tani është në një kafaz që e ndërtoi vetë. Ushtria e tij është e rraskapitur, ka pësuar humbje të konsiderueshme”.

Ndërkaq Zyrtarët ukrainas raportuan bombardime të rënda në Ukrainën lindore, veçanërisht në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Donbasit dhe rreth qytetit verilindor të Kharkiv. Zyrtarët ukrainas dhe  amerikanë thonë se  rusët mund të  rigrupohen në Bjellorusi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se Ukraina tani u ka thënë atyre se trupat ruse tani janë larguar nga Çernobili.

Disa autobusë evakuimi që  udhëtonin për në Mariupol u mbajtën në një pikë kontrolli ruse dhe 14 tonë ndihma humanitare për në Melitopol u konfiskuan nga trupat ruse të enjten.

Forcat ruse thanë se  do të rihapin  sot korridorin e evakuimit nga Mariupoli i rrethuar në Zaporizhja me kërkesë të liderëve francezë dhe gjermanë. Nga ana tjetër Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ndodhet për një vizitë në Kiev, por pa zbuluar detaje të agjendës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fauci: SHBA rrezikon të përballet me nga 100 mijë raste në ditë nga coronavirusi

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, u shpreh…

Dimitrievski kritikon punën e Filipçes: Testet shumë po vonohen, madje deri në 7 ditë

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një deklaratë për Tv Alfa, ka…

Të shtëna me armë në Deçan, plagoset një person

Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së premtes…

Kampionet botërore amerikane nuk duan ta takojnë Donald Trumpin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fituat Kupën e Botës në Kampionatin…

Akademikët gjermanë kundërshtojnë krijimin e emrave me gjini asnjanëse

Një grup i akademikëve, shkrimtarëve dhe humoristëve gjermanë e kanë tensionuar edhe…