Në Maqedoninë e Veriut është rikthyer ndotja e ajrit në shifra alarmante, madje të enjten dhe të premten, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, duke lënë pas kryeqytetet si Daka, Nju Delhi dhe Kalkuta, bazuar në faqet botërore të internetit për matjen e ndotjes së ajrit. Prania e grimcave PM10 dhe PM2.5 tani disa ditë është shumë herë mbi normat e lejuara, ndërsa në Shkup ka arritur në mbi 200 mikrogramë për metër kub.

Drejtuesit e qytetit të Shkupit, masën e vetme që kanë ndërmarrë ishte ajo e transportit publik falas nëpër qytet, me qëllim uljen e numrit të automjeteve në komunikacion, që konsiderohet si një nga shkaktarët e ndotjes. Por, edhe kjo masë aplikohen varësisht nivelit të ndotjes.

Institucionet në vazhdimësi janë kritikuar për mungesë masash, në veçanti nga sektori joqeveritar, ndërsa shumë herë janë organizuar edhe protesta, por pa ndonjë rezultat konkret.

Nga Ministria e Ambientit Jetësor, thonë se rregullativa ligjore është adekuate, që parasheh një sërë masash, përfshirë edhe gjobat për ndotësit, por problemi kryesor sipas kësaj ministrie, qëndron në mënyrën e ngrohjes gjatë sezonit dimëror.

“Derisa të mos e ndryshojmë mënyrën e ngrohjes së ndërtesave dhe banesave publike dhe private, nuk do të kemi zgjidhje afatgjatë për këtë problem. Duhet të presim ndërtimin e rrjetit të gazit dhe investime tjera në sistemin energjetik, që të mund të shohim rezultate edhe në uljen e ndotjes së ajrit”, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Elmedina Abdullahi, njohëse e çështjeve të ambientit dhe drejtuese e shoqatës “Nëna dhe Fëmija”, thotë për Radion Evropa e Lirë se, se zgjidhje afatgjatë të problemit nuk do të ketë asnjëherë nëse për këtë problem, sipas saj, flitet vetëm atëherë kur të paraqitet ndotja.

Ajo thotë se nevojitet një strategji afatgjate, detektimi i ndotësve dhe hartimi i masave konkrete.

“Problemi me ajrin e ndotur është këtu mes nesh. Nga ky problem nuk jemi duke u çliruar vetëm për një arsye, sepse për këtë problem diskutohet vetëm kur vjen dimri, kur ka ndotje dhe nuk diskutohet asnjëherë për një zgjidhje afatgjate. Ata që janë në Qeveri gjithmonë arsyetohen se është një problem që nuk mund të zgjidhet aq lehtë. Por, edhe pse u janë në pozita që mund të ndërmarrin masa afatgjate, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe prandaj ne vazhdojmë të kemi ajër të ndotur”, thotë Abdullahi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Grenell përplaset me asistentin e ish-presidentit Obama për Kosovën

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell…

Presidentja Osmani: Kushdo që është kundër aksionit të sotëm të policisë, është në anën e krimit të organizuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për aksionin e sotëm të…

Media sllovene: Pahor dëshiron ta zëvendësojë Lajçakun?

Presidenti slloven Borut Pahor, të cilit i skadon mandati i dytë sivjet…

Fillon transmetimi i dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – prezantohen rastet e ndërhyrjes të shërbimeve sekrete në Ballkan

Radio Televizioni i Kosovës ka përfunduar realizimin e projektit televiziv nga zhanri…

Rusia po u premton të burgosurve liri dhe para nëse luftojnë në Ukrainë – dhe shumë po zgjedhin “bastin vdekjeprurës”

Premtimet për liri dhe pasuri u bëhen të dënuarve në qelitë e…