Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi, Filip Riker porositi opozitën që t’i japë fund lojërave politike dhe të mos i bllokojë proceset. Riker porositi VMRO-DPMNE-në që të jetë konstruktive në proces dhe të mos rrezikojë reformat dhe datën për bisedime. Sipas Riker, nga Ligji për Prokurorinë Publike varet e ardhmja e vendit dhe perspektiva e qytetarëve.

Roli i opozitës është krucial por ata duhet të jenë konstruktiv. Koha e lojërave politike, vendnumërimit dhe lojërat me ndjenjat e qytetarëve ka mbaruar. Mesazhi im është i thjeshtë: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të menduar për të mirën e vendit. Maqedonia e Veriut është duke ecur para në realizimin e qëllimeve që kanë qenë të zvarritura me dekada si proceset euroatlantike: anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE”-tha Filip Riker, Ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi.

Edhe pse pritej që porosia e Riker t’i përafrojë qëndrimet mes pushtetit dhe opozitës, kjo e fundit doli me vendim të prerë. VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me propozimin e pushtetit mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Hristijan Mickoski mohoi se bën lojëra politike, duke shtuar se pas takimit me Riker, ky i fundit do ta kuptojë të vërtetën rreth lojërave politike.

Unë do ta kem mundësinë që zotit Riker t’i tregoj se kush luan lojëra politike në shtet dhe do t’i tregoj në detaje. Riker si diplomat me eksperiencë, duke dëgjuar të dyja palët, pra pushtetin dhe opozitën, do të ndërtojë qëndrim të drejtë. Riker në asnjë moment nuk tha se opozita duhet sillet në mënyrë: mere ose lëre”-theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por edhe pas takimit Riker konfirmoi se Mickoskit ja ka thënë të njejat qëndrime. Riker shtoi se e ardhmja e vendit varet nga forcat politike duke mos dashur të komentojë propozimin e opozitës për prokurorinë publike.

Ia thash të njëjtat qëndrime që i thash para ju mëngjesin e sotëm. Shpresoj të shoh lëvizje pozitive lidhur me ligjet për Prokurorinë Publike dhe Prokurorinë Speciale si shumë të rëndësishëm për perspektivën Evropiane të Maqedonisë së Veriut. SHBA-atë do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në dhe jo vetëm, por i mbetet forcave politike në këtë vend të bëjnë gjërat e duhura, mos të luajnë lojëra, të ecin para me konstruktivitet për të ardhmen e vendit”, u shpreh Filip Riker, Ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi.

Kryeministri Zoran Zaev ftoi përsëri opozitën të kyçet në proces. Duke folur për mënyrën e preferuar të miratimit të ligjit, Zaev shtoi se kjo duhet bërë në Kuvend dhe me konsensus. Në të kundërtën, mënyra e pa preferuar sipas Zaev është ajo e takimit të liderëve edhe pse javë më parë, ishte pikërisht Zaev ai i cili thirri takim liderësh për t’i harmonizuar qëndrimet rreth Prokurorisë Publike dhe të ardhmes së PSP-së.

Mënyra e pa preferuar është ajo kur shteti gjithmonë është gjetur në situatë për të gjetur mënyra kundrejtë mënyrave normale. Metodat e tilla askush nuk i do aq më pak unë. Nëse deri më 15 shtator nuk miratohet ligji, përfundon mandati i shefes së PSP-së, por mandati i prokurorisë vazhdon edhe një vit. Në këtë situatë shteti do të jetë në pozitë jo të mirë për të gjetur mënyra jo të preferuara me qëllim që Prokuroria Publike të vazhdojë me punë, do të duhet të ulemi në takime liderësh, të shpikim mënyra, të vijnë ekspert me qëllim që të gjejmë zgjidhje”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Riker zhvilloi takim edhe me kreun e BDI-së nga i cili mori garancinë për mbështetje pa kompromis në proceset integruese dhe reformat. Gjatë qëndrimit në Shkup Riker takoi edhe kreun e Kuvendit, Talat Xahferi, opozitën shqiptare, ndërsa takimet i mbylli me presidentin Stevo Pendarovski./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambasadori amerikan në Moskë kthehet për konsultime në Uashington

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, tha se këtë javë ai…

Grenell përplaset me asistentin e ish-presidentit Obama për Kosovën

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell…

Rasti në Ferizaj: Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit të dytë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim për kapjen e…

Policia e Shkupit fton në bisedë informative një nga organizatorët e Protestës për drejtësi

Deri tani së paku një nga organizatorët e Protestës për Liri dhe…

BE shtyn hapjen e kufijve, Ja kur mund të udhëtojmë lirisht në zonën Shengen

Behet e ditur nga burimet e sigurta se shtetasit shqiptarë dhe të…