Në opinion po qarkullon një informacion lidhur me një anketë mbi besueshmërinë e myslimanëve të vendit ndaj BFI-së dhe “reisit”, të realizuar nga po ato struktura maqedonase-ortodokse që e sollën Shaqir Fetain në krye të BFI-së! Tani, kur njeriu nuk po ia del me kohë që t’i numërojë skandalet e njëpasnjëshme të BFI-së së Shaqir Fetait, “religija.mk”, si dhe “IPIS” marrin detyrë që t’ia regullojnë sadopak piarin këtij Institucioni që tashmë është në grahmën e vet të fundit

Nga Mahir Rexhepi

Kur të huajt merren me analizimin e problemeve të tjetrit, gjithnjë ia huqin! Kjo huqje nuk paraqet kurrfarë problemi për “analistin e huaj”, sepse synimi i tij është t’i fusë lekët në xhep, por edhe ta kryej një “amanet” që ia ka dhënë dikush!
Shaqir Fetai, meqë po heshtë si e përdala dhe nuk bëri asnjë reagim kundër një ankete e cila si synim paska pasur t’ia rregullojë piarin Shaqir Fetait ndërsa si qëllim paska pasur të tallet e t’i poshtrojë si myslimanët e vendit ashtu edhe Institucionin e vetëm fetar islam në RMV!

E vërteta sipas “religija.mk”

Religija.mk është një portal alternativ vullnetar i KOM-it (Kishës Ortodokse Maqedonase), i cili, në emër të promovimit të bashkëjetesës fetare shnukë donacione të majme nga vendorët e nga të huajt. Një promovus këmbëngulës i kësaj vlere pa dyshim që është edhe Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”! Ndërsa, kryesisht mbulon aktivitetet e kishës, promovon vlerat fetare e kulturore të kishës, propagon politikat e mirëqenies ndërfetare të Kishës si dhe, herë pas here, publikon ndonjë skandal apo ndonjë problem të brendshëm të BFI-së!
Tani, ky portal, së bashku me sivëllain tjetër “IPIS”, sipas të gjitha gjasave angazhohen nga strukturat maqedonase që e instaluan Shaqir Fetait në krye të BFI-së si dhe nga vetë ky farë instalacioni që, sado pak t’ia rregullojnë imazhin! Por, në këtë “përpjekje”, megjithatë sheshit del një tendenciozitet i cili duhet të kritikohet prej të gjithëve dhe, jo të heshtet, sepse, kjo heshtje e kësaj radhe, më vonë do të na kushtojë shumë!
Si mos të reagohet kundër rezultateve që dalin nga përgjigjet e “të të anketuarve”, të cilat nuk përkojnë aspak me të vërtetën! Thua vetëm 28 % e myslimanëve të vendit paskan besim të plotë në BFI-në, dhe 43 % “deri diku”! Do me thënë 72 % e myslimanëv të vendit nuk i beojnë apo kanë dyshime në BFI-në! Dhe ky “fakt” nuk e brengos fare “parinë” e këtij Institucioni?! E heshtin këtë “fakt” sepse, qëllimi është i përbashkët: ta relativizojnë dhe ta defaktorizojnë deri në minimum peshën e BFI-së!
BFI-ja është vetëm një objekt-institucion që pa organet dhe institucionet e veta nuk ka kurrfarë peshe dhe asnjë kuptimi! Prandaj, projektuesi i kësaj “ankete” është dashur të shtrojë pyetje se sa i besojnë organeve kolektive, organit më të lartë, institucioneve të BFI-së! Apo, e dinë këtë fakt por, meqë organi kolektiv “Rijaseti”, nga dita e tradhëtisë së madhe të Shaqir Fetait e deri më sot, tri herë radhazi i shprehi mosbesim dhe kërkoi që ky “mish i egër” të largohet nga trungu i BFI-së.

Kundërargumentet ndaj një piari të fallcifikuar

Kurrë në historinë e e Bashkësisë Fetare Islame në RMV-së (pavarësisht se si është quajtur ky Institucion fetar islam) nuk ka pasur tradhëti aq fatale si ajo që e zhvilloi Shaqir Fetai! Shaqir Fetai në BFI i hapi të gjitha portat e rrebelimit, të tradhëtisë si dhe të ardhjes në pushtet përmes puçeve klasike.
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka pasur kaq shumë vjedhje, zhdukje dhe tjetërsime të vakëfit. Komunizmi për 50 vite i nacionalizoi por nuk i zhduku, i konservoi dhe u kujdes për to. Me instaimin e Shaqir Fetait, të gjithë myslimanët e vendit e dinë se ai e shkatërroi vakëfin, e vodhi, e tjetërsoi, e harxhoi. Bonot në vlerë të cilat qeveria ia pagoi BFI-së për ato vakëfe që nuk mund të kthehen kurrë (!!!), Shaqir Fetai nuk i shndërroi sërish në vakëf por i shpenzoi, i shpërndau duke blerë rehatinë në kolltukun e uzurpuar. Nuk ka mysliman në vend që nuk e di se Shaqir Fetai është karrieristi më i tmerrshëm i shoqërisë sonë dhe, si i tillë, turpi më i madh i mysimanëve të vendit. Shaqir Fetai është po ai person që i dëboi arabët të cilët ishin të gatshëm (dhe i nënshkruan të gjitha dokumentat) për të ngritur një qendër tregtare në qendër të Gostivarit e që do të ngelte vakëf gjigant për Myftininë e Gostivarit. Ai i dëboi dhe kurrë nuk e tregoi arsyen, ndërsa arabët thanë se po ikin për shkak të korrupsionit të tmerrshëm që egziston në Myftininë e Gostivarit (atëbotë myfti ishte Shaqir Fetai).
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që ky Institucion të drejtohet nga udbashët, madje brenda të ketë më shumë udbashë e hajna se sa teologë të devotshëm.
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që i pari i saj (nga pozita e udbashit) të dekorojë udbashë e spiunë me dekoratën zyrtare më të latë të Institucionit! Këtë e bëri Shaqir Fetai, njërin e dekoroi se e kishte bashkëveprimtarë në axhendën e UDB-së, ndërsa tjetrin (diplomatin) e dekoroi sepse ia mundësoi të jetë në listën e rrogave mujore të një institucioni në EBA! Me këtë gjest ia hapi rrugën që nesër ta dekorojë edhe (diplomatin) familjarin e vet që ishte udbash me tapi!
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që të vidhet aq shumë prej haxhilerëve! Të tradhëtohen myslimanët e vendit! T’i regjistrojnë për të udhëtuar dhe një javë para nisjes t’ua kumtojnë çmimin stratosferik të haxhit, më të lartin në rajon!
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që haxhilerët e një rajoni të Maqedonisë së Veriut të braktisen, të ngelin si dhenë në rrugë dhe të mos të dinë kah të skojnë!
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që haxhilerët, pleqtë, nënat, motrat tona të detyrohen e të presin në radhë kilometrike për të hëngë bukë dhe, gjat këtyre pritjeve t’u ikin namazet!
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që të rrihen mu në Qabe anëtarët e kryesisë së haxhit!
Kurrë në historinë e BFI-së nuk ka ndodhur që pozita e imamlerëve të nëpërkëmbet deri në nënvlerësim të tyre siç ndodhë sot nga mbetjet e UDB-së së dikurshme.
Dhe, këto fakte të mbulohen me një anketë të portalit kishtar, religija.mk?!

Dy “rezultate” që nuk i bëjnë nder askujt

Myslimanët e vendit qenkan në aut fare sipas kësaj ankete! Ata më shumë po i besuakan imamëve se sa institucioneve të shtetit! Më lehtë po kërkuakan ndihmë nga imami se sa nga institucionet shtetërore? Do me thënë, nëse, mos dhëntë Zoti, bie ndonjë epidemi, ata ndihmë do të kërkojnë nga imamët, sepse kanë besueshmëri të madhe ndaj këtij komuniteti, dhe jo nga institucionet shëndetësore shtetërore. Nëse bëhet një krim, nëse vidhet, një shtëpi, nëse vritet një person, nëse rrihet një grua, nëse shkilet një plakë, myslimanët e vendit nihmë më përpara do të kërkonin nga imamët se sa nga institucionet shtetërore? Një anketë e tillë kurrë nuk është bërë më përpara, por bëhet tani kur pjesa dërmuese e institucioneve shtetërore drejtohen edhe nga shqiptarët! Pra, shqiptarët janë fajtor për zvoglimin e besueshmërisë ndaj institucioneve shtetërore dhe mbështetjen e tyre tek imamët!
Si guxon të heshtë BFI-ja para rezultatit shumë tendencioz, tipik rankoviqian, sipas të cilit, te mbi 70 % e besimtarëve të vendit në punët e përditshme feja paska ndikim! Pse nuk specifikohet ky ndikim?
A i duket Shaqir Fetait punë e madhe që në BFI ndikimi i BDI-së qenka aq i madh? Por ja që nga brenda BFI-së dëgjohen zëra që pikërisht këtë rezultat e ka porositur vetë Shaqir Fetai, sepse, ka nevojë që kjo parti, përmes “qortimeve maqedonase” të heq dorë pak nga BFI-ja. Nga ana tjetër, Shaqir Fetai e di fare mir që ky rezultat është shumë alarmant, është alarm i madh sidomos për faktorin nërkombëtar me relevancë që funksionon në vend. Ky rezultat do të nxisë shumë diplomatë të shkojnë në BFI dhe të marrin infomacion nga dora e parë lidhur me ndikimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që e paska në BFI. Ky shqetësim do ta kënaq Shaqir Fetain që do të vizitohet nga diplomatët ndërsa e ka bërë me një njollë shumë të madhe BDI-në e cila, tash e tutje, për çdo probem të brendshëm të BFI-së do të shikohet me dyshime!

Hoxha i devotshëm dhe karrierizmi i Shaqir Fetait

Tri-katër dekada më parë, një Hoxhe të madh në vend i vdes gruaja. Në jaci del në xhami dhe, pasi ua falë xhematit këtë vakt, kërkon prej tyre që të përshëndeten dhe t’ia bëjnë hallall! Xhemati preket shumë nga kjo kërkesë e hoxhës, por, hoxha nuk tërhiqet nga vendimi i vet, me arsyetimin: “Xhemat i dashur, deri më sot e kemi çuar shumë mirë, më keni dashur e ju kam dashur, më keni nderuar e ju kam nderuar. Kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të rëndë prej jush. Sot më vdiq gruaja, unë po plakem, problemet nga sot do të jenë edhe më të rënda për mua. Mund të ndodhë që të shpërqëndrohem nga devotshmëria ime e të më dalë ndonjë fjalë jo e mirë nga goja ime. Do të thoni pastaj: ja ky, i vdiq gruaja e la mendja”! Prandaj, po largohem, që ta ruajmë konsideratën ndaj njëri tjetrit!
Nga ana tjetër, Shaqir Fetai e tradhëtoi pikërisht atë që pati respekt e konsideratë më të lartë ndaj tij! I bëri puç dhe ia mori karrigen. Tani ky sikur edhe në prush ta ulë b… myslimanët nuk i besojnë, myslimanët e vendit nuk e duan, myslimanët e vendit në heshtje do ta vuajnë shumë instalimin e tij. Ndaj Instiucioneve dhe organeve të BFI-së do t’i kryejnë të gjitha obligimet fetare, kjo për shkak të traditës por edhe vetëdijes së lartë fetare islame, dhe jo sepse po i bëjnë ndonjëfarë nderi Shaqir Fetait. Këtë ia paskan shprehur edhe në anketë: vetëm 17.4 % e të anketuarve janë përgjigjur se “po, tërësisht” kanë besim te “Kryetari i BFI-së”! Kurse 82.6 % e myslimanëve të anketuar kanë shprehur dyshime, besueshmëri të luhatur dhe mosbesueshmëri të plotë!
Thua ky rezultat të jetë problematik që e ka stepur Shaqir Fetain për ta botuar këtë anketë në FB-un e vet, sepse, si t’ia linte titullin: “Nga të enketuarit vetëm 17.4 % kanë besueshmëri të plotë ndaj Reisul ulemasë, hfz. Shaqir ef. Fetait”! Po shihet puna: m…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti në Kuvend: Jepjani mbështetjen Policisë e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në Kuvend ka folur për…

Shaqir Fetai bën qufër qëllimisht apo nga injoranca

I është thënë Shaqir Fetait miliona herë që as mos të pallamudë…

Server: Një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia ,do të ndikonte keq edhe në Ballkan

Nëse Rusia pushton Ukrainën, aktivitetet e saj për të destabilizuar Ballkanin do…

Rasti “Monstra”: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e…

O sa mirë me investu n’vendlindje

Shaqir Fetai, në fb-un e vet poston një urim për filantropin më…