Disa prej republikanëve kanë hedhur poshtë sugjerimin e Donald Trumpit për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit shkaku i mundësisë së mashtrimeve përmes votimit me postë në kohë pandemie.

Drejtuesi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell dhe Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kanë hedhur poshtë idenë e presidentit amerikan, raporton BBC.

Senatori McConnell tha se asnjëherë nuk janë shtyrë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Asnjëherë në historinë e këtij vendi, përmes luftërave, depresioneve dhe Luftës Civile, nuk kemi pasur ndonjëherë zgjedhje të paplanifikuara federale. Ne do të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë përsëri”, ai tha para stacionit lokal Kentucky WNKY.

McCarthy ka pohuar se “Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve federale nuk kemi shtyrë ndonjëherë zgjedhjet dhe duhet të ecim përpara me zgjedhjet tona”.

Theksojmë se Trumpi nuk ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet, por kjo mund të aprovohet nga Kongresi, transmeton Telegrafi.

Më parë, presidenti pohoi se votimi me postë mund të dërgojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ekzistojnë pak prova për të mbështetur pretendimet e të parit të SHBA-ve, por ai ka hedhur dyshimet se vonesat e votimit me postë, mund të ndryshojnë fatin e zgjedhjeve presidenciale.

Ndryshe, disa shtete të SHBA-ve dëshirojnë ta bëjnë votimin me postë më të lehtë për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik mbi pandeminë e coronavirusit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…