Shkruan : Rexhail Ramadani /

“Oligarkia Financiare përbëhet prej rrjetit ndërmartesor në mes të elitës financiare anglo-amerikane dhe Familjeve Fisnike Evropiane të Londrës,Venedikut dhe Gjenovës”

Dr.John Colleman

“Ne do të kemi Qeveri botërore, duam apo s’duam ne, por çështja është nëse do të bëhet me konsensus apo me nënshtrim”

17 shkurt 1950, James Paul Warburg

“Po të dashur miqtë e mi, gjërat janë kështu, që të bëni diçka. Ju duhet të jeni diçka. Ne mendojmë se Danteja ishte i madh dhe ai kishte një qytetërim me shekuj pas tij. Shtëpia e Rotshildëve është e pasur dhe arritja e asaj pasurie kërkon më shumë se një gjeneratë. Gjërat janë më tëthella se sa ç’ duken”

Johann Wolfgang von Goethe

“Për themelimin, promovimin dhe zhvillimin e një shoqate sekrete qëllimi i vërtetë i së cilës do të jetë zgjerimi i sundimit Britanik në botë”
Cecil Rhodes

“E shikoni i nderuar Koningsbej, se bota qeveriset prej personazhëve tjerë nga ç’mund ta imagjinojmë ne”
Benjamin Disraeli

Idenë e qeverisë botërore, së pari e gjejmë tek organizata e quajtur “Iluminati”, që e themeloi jezuiti Adam Vajshop. A. Vajshopi ishte profesor i të drejtës kanunore. Ishte katolik dhe më vonë u konvertua si protestant. Në fillim ishte ligjërues në Ingolshtad (Gjermani) dhe nën patronazh të familjes së Rostshildëve. Ai ndër të parët e hodhi idenë e qeverise botërore. Ai themeloi një shoqatë sekrete të quajtur “Iluminati”, e cila u infiltrua në rendet më të larta të masonerisë. Mori për model mënyrën e funksionimit të jezuitëve të cilët ishin të infiltruar në qarqet më të larta politike. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizje të quajtur “Iluminati”, ishte revolucioni botëror. Adam Vajshopi mësoi mësimet kulte dhe mistike të lashtësisë përmes të cilave do të ndërtojë strategji që të arrijë deri te pushtimi i botës.

Që kur iluminatët u infiltruan dhe morën tërësisht lozhat masonë, ato u bënë një fuqi e madhe e errët, diskrete dhe filluan t’i realizojnë qëllimet e tyre duke eliminuar personalitete të ndryshme dhe duke konspiruar shtete të ndryshme.

Adam Vajshopi sipas profesor Robinsonit, kishte bërë një program me disa pika kryesore si: 1. shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse; 2. Heqja e trashëgimisë; 3. Zhdukja e pronës private; 4. Zhdukja e patriotizmit; 5. Zhdukja e familjes; 6. eliminimi i religjionit dhe 7. krijimi i një qeverie botërore. A.Vajshopi ka qenë i trajnuar si jezuit që ishin avangardë dhe ushtri e kishës romake e themeluar më 1541 prej Ignatius Lojolës.

Shoqata e Jezuitëve ishte një agjenci e “Fisnikërise së zezë” Gjenovase dhe Romane dhe që Ignatius Loyola në shek XVI ishte infiltruar brenda kishës për të popenguar rrjetin katolik humanist të N.Kuzës dhe E.Roterdamit. Së shpejti jezuitët zgjeruan influencën e tyre edhe tek opozita Protestane. Empirizmi Britanik ishte një tjetër degë e Jezuitëve. Edhe punimi i Frensis Bekonit “Avancimi i të mësuarit” ishte punim i kopjuar prej jezuiteve. Jezuitet ishin shërbim inteligjent i Oligarkisë financiare me aftësinë e tyre të kameleonit që të infiltrohen në çdo pore te jetës shoqërore. Edhe në Kinë jezuitët shkuan për shërbime inteligjente për të nënshtruar kinezët se sa për të përhapur humanizmin e Jezu Krishtit. Mbi natyrën e jezuitëve shkroi edhe presidenti Amerikan John Adams në letrën që ia dërgoi Thomas Jeffersonit(5maj-1816):”Nuk më pëlqen rishfaqja e Jezuitëve. Anuk kemi pasur mizori të rregullta prej tyre këtu, vetëm njëmbret ijevgjve mund të supozoj mbi fshehtësitë e tyre, të veshur si daktilograf, shkrimtarë,botues dhemjeshtër shkollash?Nësendonjëherë ka pasurnjerëz qemeritojnë ndëshkimin e përjetshëmnë tokë dhenë ferr, kjo është shoqëriaeLoyola’s. Megjithatë, ne jemi të detyruarnga sistemijonë itolerancës fetarepër t’iu ofruaratyreazil”.Gjithashtu për jezuitet dhe natyrën e veprimit te tyre shkroi edhe gjeneral Laffayeti që ndihmoi revolucionin Amerikan në betejën defintive në York Town (1781), ai shkroi”Ështëmendimi imse nëseliritëe këtij vendi(ShBA) do të jenë të shkatërruara, do të jenë mefinesë te priftërinjvekatolikëjezuitë,sepse atajanë dinakë, armiq të rrezikshëmpër liritëcivile dhefetare. Ata kanënxitur shumicëne luftëravenë Evropë”. Shtabi kryesor i jezuitëve ka qenë Vatikani. Edhe Papa Pali III e ka pranuar “Regimini militantis eclesiae” dhe një prej akuzave më çnjerëzore që i bëhen kësaj organizate. Është masakra e Shën Bartolomeut (24 gusht 1752) që në mënyrë tinëzare dhe barbare vranë gati 100 mijë protestantë (hugjenotë). A.Vajshopi ishte një gjeni që i hartoi oligarkisë financiare strategji si infiltrimin në lozhat masonë, zbatimin sekret të planeve të errëta. Edhe “revolucioni francez” ishte shndërruar në kundërrevolucion, pikërisht prej qarqeve të tilla të errëta që nxitën jakobinët, të cilët ishin instrument i tyre kundër Luigjit XIV dhe e nënshtruan Francën duke i hap shteg prapë një agjenti të tyre si Bonaparta. Metodat. Vajshopit edhe sot që kur e themeluan kane funksionuar dhe bazohen në infiltrim dhe zbatimin e agjendës se tyre drejt qeverise botërore duke zbatuar planin me pikat e A. Vajshop. Prof. Carrol Quigley që ishte profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin jezuit të Georgetown’it. Ai botoi veprën “Tragjedia dhe shpresa”. Shkroi që Rotshildët e mbështetën Rhodes’in për të themeluar “De Beers”. Më vonë Rhodesi ishte një ithtar i ideve të Adam Vajshopit dhe i bëri të famshme “shtatë dëshirat e tij”, që ishin të themeloje: shoqatë sekrete të modeluar në bazë të funksionimit të masonëve dhe jezuitëve për të themeluar “Qeverinë botërore” me qendër në Londër (Britani e Madhe). Për këtë siguroi edhe bursat Rhodes për të financuar studentët e talentuar që do t’i shërbenin këtij qëllimi. Qarku i brendshëm i këtij grupi ishte themeluar në mars të vitit 1891 dhe përbëhej prej : Cecil Rhodes, Stead, Lord Esher(Brett) dhe masoni me 33 shkallë, Alfred Milner (33 bb). Qarku sekondar i “anëtarëve potencialë të qarkut të iniciuar” përbehej prej Lord Balfourit, Sir Harry Johson, Lord Rotshild, Lord Grey etj. Elita themeloi edhe shoqatën e socialistëve Fabian që dominoi stafin e universitetit të Oksfordit ku edhe indoktrinohen bursistët e Rhodesit.

Këta indoktrinohen dhe përgatiten që të jenë pjesë e internacionales socialiste të Rendit të ri botëror. Grupi i Tryezës së rrumbullakët u zhvillua prej qarkut të brendshëm ekzekutiv të shoqatës sekrete të Rhodesit. Ndërsa qarqet e jashtme u themeluan pas fillimit të shek XX. Grupi i tryezes së rrumbullakët u zgjerua pas Luftës së Parë Botërore duke e themeluar një organizatë simotër si : Institutin mbretërorë për çështje ndërkombëtare (RIIA), Këshilli për marrëdhënie të jashtme (CFR) që është fronti i kësaj organizate në ShBA. Qarku i brendshëm vazhdon të drejtojë qarkun e jashtëm dhe dy frontet e saj RIIA dhe CFR. Edhe CFR ka themeluar disa organizata si Instituti për marrëdhënie me Pacifikun (ICP).Cecil Rhodes kishte dëshirat e tij të njohura botërisht. Një prej dëshirave të tij ishte themelimi, promovimi dhe zhvillimi i një shoqate sekrete, qëllimi i së cilës ishte zgjerimi i sundimit britanik në botë, ku britanikëttë emigronin në vendet e kolonizuara. Këto vende atyre do tu kenë siguruar energji, punë, treg etj. Si vende me strategjike të qëllimeve të tyre drejt dominimit global shiheshin:Afrika, në tokën e shenjtë (Palestinë), luginën e Eufratit (Irak), ishullin e Qipros dhe Kandisë, Afrikën e Jugut, Arkipelagu i Malajeve, bregdeti në Japoni dhe Kinë. Politika e Britanisë ndaj ShBA-së ishte rimëkëmbja e ShBA-së si pjesë integrale e perandorisë Britanike e cila do ta instrumentalizonte në arritjen e qëllimeve të saj. Një synim i Rodsit ishte edhe inaugurimi i sistemit kolonial të përfaqësimit në parlamentin perandorak që do të përpiqej t’i mbajë së bashku anëtarët e shkëputur të perandorisë dhe së fundi themelimi i një fuqie që t’i bëjë : luftërat të pamundura dhe të promovojë interesin e përgjithshëm “në të mirë’ të njerëzimit”. Elita Anglo-Amerikane është një aleancë e fuqishme e interesave financiare dhe tregtare e Britanisë së Madhe dhe e ShBA-së.

John D. Rockefeller, Andrew Carnegie, Cornelius Vanderbilt dhe J.P. Morgan- personalitete eminente të Oligarkisë Financiare

Në Britaninë e Madhe partia veneciane që filloi të zhvendoset prej Venedikut dhe themeluan Bankën e Amsterdamit më 1600 dhe Anglisë 1694 dhe kompaninë e parë multinacionale British East India. Janë në thelb ato që realisht e përbënin embrionin e asaj që quhej si perandoria Britanike. Një prej anëtarëve të elitës, Lionel Curtis, insistoi që t’i ndryshohet emri në “Commonwealth of nations”. Elitës britanike filloi që t’i rritet fuqia dhe kapitali i tyre në shek XVIII, sidomos gjatë periudhës Viktoriane, kur u shfuqizua ligji proteksionist “mbi grurin” dhe u adoptua teoria e Adam Smithit – “tregu i lirë absolut”.

Madje, edhe komitetit 300 që sot përmendet prej Dr. Xhon Koleman si elitë e qeverisë botërore nën hije. Sipas tij janë aksionarët kryesorë “British East India Comp” që bënte tregti në mes Indisë, Kinës dhe Evropës por që me vite kuptohet se kanë ndryshuar emrat dhe sot janë pas kompanive multinacionale. Mund të përmendet edhe “Interalfa grup” e bankave që udhëhiqet sot prej Jakob Rotshildit, që sot përfaqëson korporatën me gjigande të financave botërore. Interalfa grup sot përfaqëson një pasardhëse të British East India Company. Kjo elitë përfshihet në atë që njihet si “City Of London” me bankierët kryesorë si (Baring, Lehman, Rotshild dhe të tjerë). Elita tregtare dhe financiare në ShBA u konsolidua rreth fillimit të shek XX dhe përbehej prej gjigandëve të industrisë, tregtisë dhe financave : Morgan (bankier), Rokfeler (nafta), Harriman (hekurudha), Carnegie (çeliku), Ford (automobila), Du Pont (armë). Themelimi i interesave speciale Anglo-Amerikane u bë në periudhën 1895-1914, pikërisht për këto relacione anglo-amerikane ndikuan që të eliminohen fizikisht disa kryetarë si : Abraham Linkoln, Xhems Gerfilld, Wlliam McKinley dhe Xhon Kenedy, të cilët ishin pro republikës hamiltoniane të “kredisë nacionale” ose sistemit amerikan anti-britanik. Dy veprat e Dr. Carrol Quigley-t si “Tragjedia dhe shpresa” dhe “Elita Anglo-Amerikane” e ndriçojnë faktin që ShBA-ja subordinohet prej elitës anglo-amerikane. Profesor Carroll Quigley është një prej studiuesve më të njohur të elitës Anglo-Amerikane që ishte profesor në universitetin Georgetown dhe që kishte qasje në shumë dokumente. Pikëpamjet e tij të shprehura në librat e tij e kanë bërë një autor të besueshëm sepse janë në përputhje me evolucionin e kësaj fuqie politike globale sot. Për Profesor Carol Quigely, origjina e idesë për qeveri botërore dhe e elitës anglo-amerikane ka gjurmët tek imperialisti britanik Cecil Rhodes dhe te shtatë dëshirat e tij. Një prej dëshirave të tij ishte themelimi i një aleance Anglo-Amerikane që do ta subordinojë botën përmes perandorisë globale. Afër fundit të jetës së tij Cecil Rodsi me Wlliam Stead, Lord Esher, që ishte këshilltari më me ndikim i Edwardit të VII. Një nga kreaturat e tij ishin edhe bursat e Rhoudsit. Çdo vit, edhe sot kjo bursë i zgjedh prej të gjithë Amerikës 32 studentët më të talentuar dhe që mosha e tyre duhet të jetë 24 vjet. Në universitetet dhe nga profesor më eminentë botëror përgatiten për të qenë lider botëror dhe për të menaxhuar çështje ndërkombëtare. Ideja e Cecil Rhodes shprehet më mirë në letrën e tij te shkruar dhe të publikuar që ia dërgoi mikut të tij W. T Stead ku Rhodes përshkroi planin e tij “Ideja bazë e imja është që shoqata që imiton jezuitët si organizatë, një ide që ndërpret të gjithë luftërat dhe një gjuhë në botë. Dhe gjëja e vetme që të realizohet kjo ide është sekrete. Absorbimi gradual i pasurisë botërore dhe të punohet në skemën e marrjes së qeverisë botërore “dhe pikërisht absorbimi i pasurisë botërore u bë përmes një arme ekonomike që është “free trade”-tregu i lirë. Sipas idesë së skocezit Adam Smith, pra që kur u themelua kjo ideologji ekonomike, u themelua për të qenë armë kundër kombeve që t’i vjelë pasuritë dhe resurset e tyre nacionale. Por edhe politika dhe kushtëzimet e FMN-së dhe e Bankës Botërore synon në thelb t’i vjele pasuritë kombëtare duke i futur në borxhe të mëdha dhe që nga kriza e naftës kur nga manipulimet e elitës financiare u rrit çmimi i naftës për 400%. Kjo ndikoi që të përmbyset sistemi Bretton Woods i themeluar prej Ruzveltit për asistencë të kombeve drejt industrializimit dhe ushtrimit të vetëvendosjes së tyre kombëtare dhe sistemi i këmbimit të dollarit si valutë rezervë botërore. Prej fiks kaloi në fluktuativ dhe kombet u devijuan nga rruga normale e zhvillimit, pra filloi era e deindustrializimit dhe e shkatërrimit të ekonomive të tyre kombëtare. Ky është vetëm një shembull i vogël për të dëshmuar se si ideja e Rodsit ka qenë në agjendë të kësaj elite anglo-amerikane. Në thelb elita është e përberë nga dinastitë që kontrollojnë Bankën e Anglisë, rezervat federal dhe kartelet tjera. Banka e Anglisë, rezervat federale janë ato që kontrollojnë edhe Bankën botërore dhe FMN-në dhe shumë shërbime inteligjente në botë. Identiteti i kësaj oligarkie financiare është sekret, por besohet se familja e shumëpërfolur Rotshild, që është një prej tyre. Por në esencë oligarkia përfaqëson një konglomerat më të gjerë të aristokratëve gjigantë.Pikërisht konflikti në mes Gelfëve dhe Gibelinëve si dhe transferimi i oligarkisë Venedikase në Londër përbejnë atë zanafillën e oligarkisë financiare të Londrës që themeluan Bankën e Amsterdamit, Bankën e Anglisë dhe kompaninë e parë multinacionale British East India Company. Në Evropën mesjetare u përballën Gibelinët që përkrahnin familjen humaniste Hohenstaufen të perandorisë Romake të shenjtë dhe Gelfët prej Welfi që ishin princa gjerman që konkurronin me Frederikun për kontrollin e Perandorisë Romake të shenjtë. Papati ishin të lidhur me Gelfët që quheshin edhe si Gelfët e zi dhe historia e mëpasme është konflikt në mes këtyre dy rrymave : rryma e Gibelinëve e pasardhësve të Frederikut të II Hohenstaufen. Me vonë u përpoq edhe Henri VII i Luksemburgut të cilin e përkrahu Dante Aligeri dhe ështe protagonist kryesor i veprës së tij “Komedia Hyjnore” nën personifikim të Zagarit që përpiqej të imponojë një politikë humaniste, përkundër oligarkëve të lidhjes në mes Gelfëve të zi dhe papatit që shkaktuan epokën e erret mesjetare. Gelfët e zi mbështetën grushtshtetin e Williamit të Portokallinjve më 1688 për të marrë fronin mbretëror dhe më 1694 e themeluan Bankën e Anglisë. Më pas e themeluan “British East India Company”, që e sundoi botën në shek XVII. Të gjithë revolucionet, grushtshtetet dhe luftërat u bënë prej Gelfëve të mbajnë dhe rrisin fuqinë e tyre në botë dhe ajo që njihet sot si rendi i ri botëror. Disa familje që përmendën si anëtarë të komitetit 300 që mendohet sipas studiuesit të famshëm botëror Dr. Xhon Koleman të përbëjnë bërthamën e asaj që quhet si Oligarkia financiare. Disa studiues i përmendin : P.sh., disa anëtarë të bordit udhëheqës të dy kompanive gjigande të sigurimit janë përmendur : familja Giustininiani, Fisnikëria e zezë e Romës dhe Venedikut që e kanë origjinën te perandori Justiniani, Sir Jocelyn Hambro i Bankës Hambros (bankë tregtare), Pierpaolo Luzzatti Fequiz që origjinën e ka nga familja e bujarisë së zezë të Venedikut Luzzatos, Umberto Ortolani që rrjedh nga Fisnikëria e zezë Venedikase. Si anëtare të komitetit 300 janë edhe anëtarët vjetër të Fisnikërisë së zezë të Venedikut si : familja Doria që financuan Habsburgët spanjollë, Elie De Rotshild i familjes së Rotshildëve të Francës, Baroni August Von Finck, Franko Orsini Bonacassi i familjes së Fisnikërisë së zezë Orosini që ka origjinën nga një familje e njohur të një senatori romak, familja Alba e Dukës se Madh të Albës, Baroni Pierre Lambert kushëriri i familjes së Rotshildëve belgë.Fisnikëria e zezë sipas studiuesit shumë të njohur agjentit të MI-6. Ai shkruan se Fisnikëria e zezë janë familjet oligarkike të Venedikut dhe Gjenovës që në shek XII kishin monopole tregtare sepse Venediku ishte qendra e oligarkisë financiare dhe tregtare e Mesjetës. Prej 1063 deri 1123 gjatë luftës së kryqëzatave klasa sunduese e pasur e konsolidoi fuqinë dhe më 1171 Fisnikëria e u zezë arriti kontrolle totale në Venedik. Ndërsa duka zgjidhej prej këshillit të aristokratëve financiarë dhe kishte fuqi formale në krahasim me oligarkinë financiare. Që nga ajo kohë, kjo oligarki vetëm se ka rritur fuqinë dhe influencën e saj edhe atë në saje të manipulimeve më mizore, komploteve sekrete, bankrotit të kompanive rivale, vrasje, kidnapime etj. Disa familje kryesore të Fisnikërisë së zezë që Dr.Xhon Coleman i përmend,janë : Familja e Gelfëve (Britani), Familja Liechtenstein (Lihtenshtajn), Familja Hanover (Gjermani), Familja e Orangëve (Holandë), Familja e Habsburgëve (Austri).Të gjitha familjet e sipërpërmendura janë të lidhura me familjen Gelf që është familje origjinale Veneciane prej së cilës e ka origjinën edhe familja e Windsorëve prej së cilës rrjedh edhe mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e II. Walter Rathenau më 24 dhjetor 1921 shkroi në “Wiener Press”- “Vetëm 300 njerëz që secili i njeh të tjerët qeverisin me fatin e Evropës. Ato zgjedhin pasardhësit e tyre prej rrethit të tyre. Këto njerëz kanë mjetet në duart e tyre që të vendosin një fund të një forme të shtetit që e shohin të paarsyeshëm”. Pas gjashtë muajve që e publikoi këtë shkrim Rathenau, pësoi atentat. Dhe nuk mbeti më asnjë shpresë. Adolf Hitleri e mori pushtetin në Gjermani dhe pas djegies së Rajstagut vendosi regjimin e tij monolitik. Shumica e anëtarëve të këtyre qarqeve janë frimasonë, por që i takojnë masonëve të shkallës 33 dhe që njihen si frimasonët e iluminizuar që përbëjnë majën e piramidës së pushtetit global, ndërsa masonët tjerë nuk mund të kalojnë më tepër se shkallën e tretë. Rol dominant në CFR ka oligarkia financiare e Nju Jorkut dhe se kjo elitë financiare ka formuluar politikën e jashtme të ShBA-së, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë presidentit Calvin Colidge dhe Herbert Hover të cilët ishin presidentë të ShBA-së në kohën e depresionit të madh. Elita financiare u ballafaqua me një sfidë serioze me realitetin se “laissez faire” ka qenë një faktor vendimtar për depresionin e madh dhe ajo masë që ndërmori Franklin Ruzvelti ishte nacionalizmi ekonomik ose ideja e etërve themelues e dirigjizmit dhe kanalizimit të kredive të qeverise federale në ngritjen e infrastrukturës dhe agro-industrisë duke penguar spekulimet përmes aktit Glass Stegall. FMN-ja dhe Banka Botërore si dhe sistemi Bretton Wood ishin të themeluar prej Franklin Ruzveltit mbi idenë e asistencës së kombeve të lira të pavarura sepse me Çerçilin kishin marrëveshje që pas Luftës së Dytë Botërore kombet kishin të drejtën e vetëvendosjes. Andaj edhe këto institucione financiare ndërkombëtare kishin si synim sigurimin e kredive me normë të interesit të ulët për zhvillimin industrial të kombeve të pazhvilluara, ndërsa versioni i oligarkisë financiare që politikisht përfaqësohej prej Winston Churchilit. FMN-ja dhe Banka Botërore ishin te dizajnuara për të shërbyer si proto-banka Botërore dhe për absorbuar pasurinë e shteteve në zhvillim. Pikërisht edhe sistemi i Bretton Woodit që vendosi Ruzvelti, këmbimin fiks të valutave kishte pikërisht qëllimin e sigurimit të kredive afatgjata për zhvillim agro-industrial dhe infrastrukturor të vendeve në zhvillim dhe të shkatërruara nga lufta. Prishja e sistemit Bretton Wood dhe i kalimit të këmbimit të valutave prej fiks në fluktuativ kishte rezultat të kundërt që është. Gelfët janë të gërshetuar me aristokracinë gjermane nëpërmes shtëpisë së Hanoverit dhe shumica e familjeve mbretërore evropiane. Origjinën e kanë prej familjes së Hanoverit dhe prej familjes së Gelfëve, Fisnikëria e zezë. Mbreti i anglez i Hanoverit ishte George I që ishte Duka i Lunenbergut në Gjermaninë Veriore dhe që u qeveris prej familjes së Gelfëve që nga shek XII. Sot, Gelfët dominojnë në tregun e lëndës së parë dhe për dekada ato kanë vendosur çmimin e arit, një komoditet që as nuk e kanë as nuk e prodhojnë. Shtëpia e Windsor gjithashtu kontrollon çmimin e zinkut, plumbit, bakrit, pra tregu i këmbimit të komoditeve gjendet në Londër. Kompanitë udhëhiqen prej familjeve Fisnikëria e zezë që janë British Petroleum, Oppenheimer, Lonrho, Philbor dhe të tjera. Më 1919 në konferencën e paqes në Paris elita e tryezës së rrumbullakët e Britanisë së Madhe dhe ShBA-së, përfaqësohej prej Alfred Milnerit, Edward Mandel House dhe Bernard Baruch të cilët vendosen fatin e botës së pas Luftës së Parë Botërore. Ato vendosën që t’i vendosin Gjermanisë dëmshpërblim të pamundur për tu paguar prej gjermanëve duke siguruar kolapsin e republikës së Vajmarit dhe kushtëzimet që mori Gjermania në konferencën e Paqes në Versajë krijuan rrethanat e ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit. Pikërisht në Paris gjatë këtyre negociatave në Hotel “Majestic” filloi procesi i themelimit të rrjetit Bilderberger-CFR-RIIA-komisioni Trilateral si rrjet i fuqisë globale ose më saktë i qeverisë botërore nën hije edhe atë RIIA (1920), CFR (1921), Bliderberger (1954), Komisioni Trilateral (1973).Si familje më të njohura që përbëjnë masën më të madhe të komitetit 300 janë:familjet Astorët, Bundy, Collins, Du Pont, Freeman, Kennedy, Li, Onassis, Reynolds, Rockfelleres, Rotschild, Russell dhe Vun Dyun, Merovingian (familja Evropiane mbretërore), familje të ndërlidhura me Dizney, Krupp, Mc Donald.Të gjithë këto grupacione janë shoqatat politike të oligarkisë financiare që eavancojnë agjendën e tyre politike drejt qeverisë botërore që është kontrolli i kartelit privat financiar ndërkombëtar mbi komb-shtetet përmes strukturave supranacionale. Në Versajë u mbështet ideja e themelimit të Izraelit si “shtet i hebrenjve” duke e realizuar idenë sioniste të formimit të kombit hebre prej fesë së judaizmit.

Izraeli u krijua si shtet për të qenë një bazë operative në Lindjen e Mesme në betejën e perandorisë britanike për të siguruar rezervat e naftës si instrument drejt konsolidimit të perandorisë botërore. Pikërisht në kohën kur nafta mendohej të zëvendësonte qymyrin si një lëndë energjetike tepër prosperuese në shekullin e ardhshëm. Ky ishte edhe mendimi i gjeopolitikanit dhe strategut të madh britanik Halford Mc Kinder që deklaroi se “krijimi i shtetit të Izraelit është një e arritur shumë e madhe e luftës botërore”, andaj Izraeli i sotshëm si bazë operative kundër shteteve që kanë rezerva energjetike. Mund të krahasohet me Venedikun dhe manipulimet e saj në Evropën Mesjetare. Presidenti amerikan Woodrow Wilson ishte i këshilluar në Versajë prej kolonel House dhe Bernard Baruch. Lloyd George u këshillua prej Alfred Milnerit dhe Sir Phillip Sasson. Lideri i Francës Georges Clemenceau u këshillua prej ministrit të brendshëm të tij Georges Mendel. Pothuajse të gjithë këshilltarët e presidentëve ishin njerëz shumë të afërt të familjes Rotshild e cila familje arriti që të jetë një aksionare e fuqishme e Bankës së Anglisë, kur me një manipulim strategjik të Natan Rotshilidt, i cili kishte lidhje të afërta me familjen e njohur Habsburge, Thurn und Tunes, që merreshin me posta dhe që Rotshildët kishin rrjet të fuqishëm informacioni në Evropë andaj dalja me fytyrë të ngrysur dhe të dëshpëruar që i sinjalizoi të tjerët se Duka i Velingtonit e kishte humbur betejën kundër Napoleon Bonapartës në fushën e Vaterlosë. Kështu që i shiten aksionet me çmime tejet të lira ndërsa agjentët e Natanit i blenë dhe që nga ajo kohë kur kjo familje ishte një ndër aksionaret kryesorë te Bankës së Anglisë bashkë me familjet bujare të Evropës që njihen si Fisnikëria e zezë e Evropës me rrjetet e tyre në monopolizimin e monedhës rezervë si euroja dhe dollari, naftës, komoditeteve mineraleve dhe xeheve përbejnë atë që njihet si oligarkia financiare të cilat veprojnë pas shoqatave të sipërpërmendura të CFR, RIIA, Bilderberger, komisioni Trilateral, Kafka dhe Eshtrat, shoqatat Frimasone të gjitha e përbejnë atë merimangën e pushtetit anglo-amerikan, të cilët qëndrojnë prapa agjendës për qeveri botërore për të kontrolluar monopolet botërore me shërbimet e tyre inteligjente të infiltruar kudo në botë. Në secilin shtet dhe tepër të fuqishëm qe me sistemin e tyre të eksploatimit sot kërcënojnë civilizimin botëror të futjes në epokën e errët sepse mirëqenie e përgjithshme e popullatës botërore konfrontuese seriozisht me aspiratat e oligarkisë financiare për të kontrolluar resurset nacionale dhe për të ulë produktivitetin për kokë banori dhe për km 2 që është esencial për të ngritur mirëqenien për popullatën botërore.

“Rendi i Ri Botëror synon që elita financiare Anglo-Amerikane + familjet Fisnike Evropiane (Oligarkia Financiare) të subordinojë shtetet-kombe sipas ‘modelit monetarist’,ku Karteli Financiar Botëror subordinon shtetet-kombe”.

Dr. Carol Quigley është një ndër historianët e parë që shkroi gjerësisht për qëllimet e elitës anglo-amerikane për të cilën ai edhe vet kishte punuar dhe kishte qasje në shumë dokumente që qarkullonin nga këto qarqe të larta. Ai shkroi veprën e tij te famshme “Tragjedia dhe shpresa” ku ndriçon shumë fakte rreth agjendës së tyre. Ndër të tjera Dr. Quigley shkruan “Fuqia e kapitalit financiar ka një qëllim të lartë jo më pak se themelimi i sistemit të kontrollit financiar botërore në kontroll të elitës e cila do të jetë në gjendje të kontrollojë edhe sistemin politik të çdo shteti dhe ekonominë botërore. Ky sistem do të kontrollohet në modelin feudalist prej Bankës Qendrore e cila do të veproje në orkestrim përmes marrëveshjes sekrete që do të arrihen në takime private dhe konferenca. Maja e këtij sistemi do të jetë “Bank of International Settlement” në Bazel (Zvicër), një bankë private e cila kontrollohet prej Bankës Qendrore Boëerore “private” e cila përfaqëson në vetvete një korporatë private financiare. Secila Bankë Qendrore në duart e njerëzve si : Montagu Norman i Bankës së Anglisë, Benjamin Strong ; i Bankës së rezervave federale të Një Jorkut, Charles Rist ; i Bankës së Francës dhe Hjalmar Shaht i Reichsbank kërkojnë të dominojnë qeveritë e tyre duke kontrolluar thesarin shtetëror, të manipulojnë këmbimet devizore që të influencojnë aktivitetin ekonomik në shtetin e tyre dhe të ndikojnë te politikanet kooperativë përmes shpërblimeve ekonomike në botën e biznesit”. Plani i elitës financiare botërore demaskohet edhe prej Dr. Xhon Kolemanit një studiuesi tjetër që botoi veprën e tij bestseller mbi komitetin 300. Dr. Kolemani i identifikoi lojtarët kyc global dhe agjendën e tyre për dominim global. Dr.Coleman përmbledh qëllimet e komitetit 300 si në vijim:“Qeveria botërore me një njësi monetare botërore e udhëhequr prej një oligarkie hereditare të pazgjedhur që vetëzgjidhen në mes tyre në formën e sistemit feudal ashtu siç ishte në mesjetë. Kjo qeveri botërore do të ketë strategji të zvogëlimit të përgjithshëm të popullsisë botërore edhe atë duke kufizuar numrin e fëmijëve për familje, sëmundje, luftëra dhe uri deri sa numri i përgjithshëm i popullsisë të arrijë një miliard njerëz që janë të dobishëm për klasën udhëheqëse në fushat ku janë saktë të definuar mbeten popullata e përgjithshme botërore”.*Kontrolli i mediave dhe institucioneve tjera të komunikimit masiv është me rëndësi të madhe për elitën për arsye sepse mediat diktojnë të menduarit dhe të perceptuarit e ngjarjeve që ndodhin njëkohësisht duke e avancuar agjendën e tyre drejt dominimit global. Qeveria botërore do të synojë që të jetë vendimmarrëse në vendimet me karakter global. Qeveria botërore që të jetë funksionale do të kishte Si instrumente bankën qendrore globale “private”, monedhën botërore dhe ushtrinë botërore si dhe kontroll maksimal mbi identitetin e njerëzve në botë përmes metodave të sofistikuara të elektronikës ultramoderne. Kjo strukturë e qeverise botërore në vete do të ngërthejë Unionin Evropian, Unionin Amerikan dhe unionin Pacifik, ndërsa komb-shtetet do të subordinohen prej strukturave supranacionale të elitës të cilët do të jenë të kontrolluara prej kësaj elite. Prandaj, metoda e problemit – reagim dhe zgjidhje është kondicionimi i popullatës drejt kërkesave për zgjidhje dhe kjo do të shpien drejt kontrollit të centralizuar. Unioni i supershteteve është në proces e sipër si p.sh. : Unioni Evropian me një monedhë të vetme euron rrodhi prej komunitetit ekonomik evropian ose tregut të përbashkët. Dhe që nga ajo kohë, këto struktura kanë shkuar drejt integrimit më të thellë d.m.th., të ndërtimit të një Evropë me një kontroll qendrore. Rol të madh në themelimin e Unionit Evropian ka lozur shoqata “Bilderberger group” dhe shoqata tjera të tilla. Tre njerëzit kyç të themelimit të Unionit Evropian dhe të cilët i takojnë elitës, më saktë që të tre kanë qenë anëtarë të komitetit 300 dhe që janë : Jean Monet, Count Richard N.Coudenhove Calergidhe Joseph Rettinger. Count Richard N.Coudenhove Calergi shkroi një libër më 1923 që bëri thirrje për shtetet e bashkuara të Evropës. Babai i tij kishte miqësi të ngushtë me Theodor Herzlin, themeluesin e Sionizmit. Libri i tij u quajt Pan-Evropa dhe kishte mbështetjen e elitës anglo-amerikane duke përfshirë kolonelin Mandell Hause që kontrollonte presidentin Wilson dhe Herbert Hover. Count shkruante në memoaret e tij : ”Në fillim të vitit 1924 e morra një ftesë prej Baronit, Louis Rotschild sepse një nga miqtë e tij Max Warburg prej (Hamburgut) e kishte lexuar librin tim dhe për befasinë time Max Warburgu më ofroi 60000 Marka ari (gold mark) për ta nxitur këtë lëvizje. Maks Warburg ishte ndër njerëzit më të dalluar dhe më të mençur qe kisha takuar unë ndonjëherë dhe kishte parim që financonte këto lëvizje. Ai sinqerisht u interesua për Pan-Evropën gjatë gjithë jetës së tij. Max Warburgu e organizoi një udhëtim për në ShBA dhe më prezantoi te Paul Warburgu dhe Bernard Baruch”. Edhe Winston Çercill ishte mbështetës i Unionit Evropian, madje ai tha në një ligjërate në Cyrih të Zvicrës se : ”Është momenti i krijimit të shteteve të bashkuara te Evropës”, madje këtë ide të tij e kishte prezantuar edhe në një shkrim të botuar më 1930 në një revistë amerikane “The Saturday evening post” ku ai u thirr në “Shtetet e Bashkuara të Evropës”. Edhe kongresi Amerikan dha mbështetje të këtij projekti, madje njëri prej kongresmenëve deklaroi se “Themelimin e Unionit Evropian duhet shikuar si një hap esencial drejt krijimit të Unionit Botëror (qeverisë botërore)”. Dhe Unioni Evropian çdo dite shkon drejt uljes se sovranitetit të shteteve-kombëtare dhe marrjes së pushtetit prej qeverise supranacionale edhe atë duke u koordinuar prej një qendre e cila e ndjek agjendën drejt centralizimit të pushtetit evropian. Gjithnjë e më tepër unifikohet politika e jashtme evropiane, financiare, ushtarake etj. Sidomos Traktati i Lisbonës e kishte këtë synim që Evropa të shkojë drejt federalizimit dhe pushteti të kaloje prej shteteve-kombe në duart e udhëheqësve evropian. Ashtu siç është vepruar për integrimin evropian që është një regjionalizim i bazuar në subordinimin e shteteve-kombëtare ashtu është vepruar edhe në kontinente tjera si Amerikë, Pacifik, Afrikë etj. Unioni Amerikan është dizajnuar të evoluojë prej NAFTA-s ose marrëveshjes së tregut të lirë për Amerikën Veriore, OPEC-u ose kooperimi ekonomik i Pacifikut të Azisë, tregut të lirë, themeluar më 1994 mbi bazën e tregut të lirë që u themelua më 1994 prej shkollaristit të Rhodes dhe ish kryeministrit australian Bob Hawke. Një element i rëndësishëm i agjendës është edhe kontrollimi i popullatës, kontrollimi total i resurseve energjetike si dhe eliminimin e formave alternative të mjekimit. Shtetet shkojnë drejt sistemit politik të dominuar nga një parti-shtet dhe një agjende globale. Prandaj, qendra rreth centralizimit të pushteti global koordinohet prej tryezës së rrumbullakët e cila përbehet prej rrethit të brendshëm dhe rrethit të jashtëm në një model të hierarkisë piramidale. Rrethi i brendshëm u quajt rrethi i të iniciuarve ndërsa rrethi i jashtëm asociacioni i ndihmësve. Dy anëtarë të rrethit të brendshëm i përmend Jimm Marrs që ishin financuesit britanikë si : Lord Victor Rotshild dhe Lord Milneri dhe njohës të mirë të agjendës së tyre politike drejt dominimit global janë anëtarët e qarkut të brendshëm, ndërsa sa më larg këtij qarku janë aq më larg njohurive rreth agjendës së oligarkisë financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…