Deputetja Frosina Remenski tha se nuk ndjehet fajtore për pretendimet nga hetimi për përfshirjen e saj në një hetim të zgjeruar për rastin “Zhvatja” që ka të bëjë me organizatën joqeveritare Lidhja ndërkombëtare e Bojan Jovanovskit, ku ajo ishte presidente nderi.

“Unë kam folur edhe më herët për rolin tim në Lidhjen ndërkombëtare kur u thirra për të dëshmuar si një person me njohuri për çështjen” tha sot ajo pasi dha deklaratë para gjykatësit të procedurës së mëhershme.

Remenski u shpreh se ajo do të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur plotësisht rastin, por nuk ka ndërmend të japë dorëheqje nga funksionet derisa nuk dëshmohet fajësia e saj.

Prokurorj Vilma Ruskovska ka kërkuar masa kujdesi për Remenskin. Gjatë ditës do të dihet nëse kjo kërkesë do të pranohet nga Gjykata Penale.

E pyetur nga gazetarët se çka mendon për deklaratën e Kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev se do të përjashtohet nga partia, secili që ka gabuan ndaj ligjit, ajo tha se deklaratën e tij nuk e interpretonte si negative dhe se do të respektojë vendimin e partisë cilido qoftë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…