Haxhi i sivjemë, në organizimin privat të Shaqir Fetait, do të jetë i pari haxh në historinë e BFI-së që është organizuar në mënyrë të egër! Përfshirja e myhybëve lehtësisht të shantazhueshëm të Shaqir Fetait në këtë organizim, nuk i jep kurrfarë peshe institucionale organizimit të sivjemë të haxhit

Shkruan Halid Sadiku

Për herë të parë në historikun e Bashkësisë Fetare Islame kemi të organizuar një haxh privat e që naivisht i taksohet Institucionit në fjalë. Pa vulën e BFI-së vështirë se do të arrinte Shaqir Fetai të organizonte haxhin, kësisoj, si manipulant i tmerrshë që është, ai e shfrytëzon siglën e BFI-së dhe, përtej normave juridike të BFI-së, përtej traditës dhe organizimit institucional të haxhit, pa respektuar Kushtetutën e BFI-së, organet e saj si dhe rijasetin, si organ kolektiv, ai organizon një lloj haxhi të denjë për autokratët dhe manipulantët!
Shaqir Fetai thotë se “poogrami” i haxhit të sivjemë paska paraparë që ai të gjendet në aeroport, madje edhe të hyp në aeroplan, për t’i përcjellë vetë ai haxhilerët e grupit të parë dhe të fundit! Ç’farë programi na paske qenë ky i Shaqir Fetait! A është normal se çfarë flet ky!
Në fakt, ditën kur doli zbuluar se si po organizon haxh të egër, duke keqpërdorur siglën e BFI-së, ai u tmerrua dhe nisi të bëjë një fushatë, të zhvillojë një propagandë të mjerë, duke dalur në syret me turlifarë mahluki-bashkëpunëtori të vet, me qëllim që të krijojë përshtypje se, ja, ai është me tërë “stafin e vet”! Po ku ishte ky staf, ku ishin këta përfaqësus të organit kolektiv kur u desht të miratohet komisioni i haxhit, kur u desht të zgjidhet kryetari i haxhit, kur u desht të formohet e të miratohet “programi” i haxhit, kur u desht të përcaktohet çmimi i haxhit, kur u desht të vendoset për mënyrën e organizimit të haxhit?! Gjithçka vendosi vetë Shaqir Fetai, me qëllim që vjedhja të bëhet sa më e sofistikuar, mos të dihet realisht sa ishin hotelet, sa ishte udhëtimi, sa ishin pagesat e tjera, të cilat, në përgjithësi do ta diktonin edhe çmimin e haxhit!
Nuk mund të institucionalizohet ky organizim i haxhit i Shaqir Fetait përmes fotografive (me qindra sosh) si dhe përmes video-klipeve idiotike të dërguara nga nisja apo nga pritja e haxhilerëve, duke na përçuar fotografi me pamje të poshtra, burra që dalin nga autobusi me gjoks e bark të zbuluar, me ihramin e hedhur në mënyrë nosnhalante, ndonëse nga po ai autobus dalin edhe gratë, motrat, nënat tona. Këto pamje nuk i bëjnë përshtypje Shaqir Fetait, atij i duhen pamje nga nisja-arritja, me qëllim që të shihet se sa mirë i përcjellin, sa mirë i presin haxhilerët tanë dhe, tërë kjo të dëshmojë për “institucionalizimin” e haxhit si dhe ta “justifikoj” çmimin e lartë të haxhit të sivjemë! I përcjellim, i presim, i marrim ngryk, prandaje dhe duhet të na paguajnë haxh të shtrenjtë, sado i papërballueshëm të jetë. Ne, “llopovat e Bagdadit” jemi në shërbim të haxhilerëve dhe jo BFI-ja!
E kotë, Shaqir Fetai nuk mund ta mbulojë injorimin e vet që ia bëri organizimit isntitucional të haxhit.
Haxhi i sivjemë, në organizimin privat të Shaqir Fetait, do të jetë i pari haxh në historinë e BFI-së që është organizuar në mënyrë të egër. Përfshirja e myhybëve lehtësisht të shantazhueshëm të Shaqir Fetait në këtë organizim, nuk i jep kurrfarë peshe institucionale, por, kjo përfshirje edhe një herë do të dëshmjë se sa të inkriminuar janë bashkëveprimtarët e Shaqir Fetait, sa të korruptuar që janë, madje deri në përmasën e lakeut, të sahanëlëpirësit me fytyrë të pistë.
Të bëhesh vegël propagandistike e Shaqir Fetait do të thotë që të bëhesh mjet i përkryer i rrënimit të themeleve të BFI-së, i lartësimit të kësaj pune që është mision i vetëm i Shaqir Fetait. Një njeri, imoral, i pandershëm, hajn, tradhëtar, komplotist, spiun – pra, një njeri i këtillë të merret me çështje fetare është, në fakt, përfundim i misionit që synon shkatërrimin e jetës fetare institucionale. Të mjerë janë të gjithë ata që akoma nuk e kanë kuptuar këtë mision të Shaqir Fetait, kurse edhe po kaq të mjerë janë të gjithë ata që e kanë kuptuar por që për një interes të poshtër të tyre vendosin që t’i servilosen Shaqir Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Demagogji dhe mediokritet para medresantëve

Akreditimi i Medresesë “Isa Beu” nënkupton jo vetëm pranim të diplomave të…

Hapja e shtabit të LSDM-së dhe VMRO-së në Lagjen e Trimave sinjal i keq për partitë shqiptare

Pas hapjes së shtabeve nga partitë maqedonase LSDM dhe VMRO në lagjen…

Edhe imamët në shërbim të partive

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së është ekstremisht e politizuar “Si asnjëherë më…

Gjarpëri duhet goditur në kokë

Shaqir Fetai ka nisur të sillet si ai… dhe gomari! Sa t’i…

Tradhëtarët porosisin: “Mos na tradhëtoni”

Tradhëtarët që ia ngulën thikën pas shpine Sulejman ef. Rexhepit, ata që…