“Titanik” e ktheu Prokurorinë Speciale në gjykatë. Pas publikimit të skandalit “Reket” para të pandehurve për parregullsi zgjedhore u paraqit prokurorja Lile Stefanova. Ajo është në fokus të opinionit si kryeprokurore në rastin “Perandoria” ku i dyshuar është Orce Kamçev, ndryshe target i zhvatjes në rastin “Raket”. Mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar shtyrje të rastit “Titanik” ndërsa prokuroria për krim të organizuar ende nuk ka zbardhur kush nga PSP-ja është i përfshirë në zhvatjen e Bokit 13.

Situata e re në PSP dhe ajo që është publikuar, është arsye e mjaftueshme për ta shtyrë seancën e sotme. Ne nuk kemi për qëllim ta zvarritim procedurën, por të jepet hapësirë për t’u sqaruar gjithçka”-tha Petar Vasilev, avokat.

Propozimin e mbrojtjes, nuk e pranoi gjykatësi Osman Shabani.

Ka prokuror kompetent dhe ai do të pastrojë çfarë duhet. S’mund të përzihemi në kompetencën e tyre”-pohoi Osman Shabani, gjykatës.

Prokurorja Lile Stefanova iu shmang gazetarëve. Nëse sot në u gjykatë paraqitet si prokurore, ajo nesër duhet të përgjigjet para prokurorit, në krim të organizuar. Ajo duhet të tregojë çdo gjë që din për hetimin në rastin “Perandoria” dhe hapat e ndërmarra nga Janeva lidhur me të dyshuarit që të vërtetohet nëse në rastin “Reket” janë të involvuar edhe prokurorë të PSP-së. Për momentin, të dyshuar për zhvatje të 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev janë Boki 13 dhe Zoran Kiçeev. Tre ditët e fundit, gazeta djathtiste italiane publikoi një varg bisedash ku dëgjohet zëri i Katica Janevës. Shefja e Speciales sot u paraqit në punë pas pushimit vjetor. Për momentin nuk ka njoftim kur do të prononcohet Janeva për rastin “Reket”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…