Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se është i pabesë, se nuk i beson askush, prandaj, nxënësve ua nxjerr përpara deklarimin e Zoran Zaeit, duke e promovuar si “shpëtimtar të Medresesë”, me fjalët: Mua nuk më besoni, ja ku e keni “më të besueshmin tonë”, kryeministrin Zaev

Nga Ilir R.Topi

Në faqen zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame (bfi.mk) mund të gjeni fjalime idiotike të Shaqir Fetait, mund të gjeni edhe shënime për aktivitetin e Bashkësisë Islame të Kosovës por, asnjë fjalë të “reisit” si reagim kundër gjuajtjes me armë zjarri mbi objektin e paraleles së femrave pranë Medresesë Isa Beu! Asnjë fjalë si përgjigje nxënëseve të revoltuar që hapën siparin e protestave me të cilat mund të ballafaqohet “rijaseti” i Shaqir Fetait.
Megjithatë, kemi një “reagim” në fb-un e BFI-së i cili vjen nga kryeministri Zoran Zaev! Është identik si “reagimi” paçavurë i shërbimit për informim i Shaqir Fetait.
A ka më turp se sa të prononcohet Zoran Zaev dhe jo Shaqir Fetai. Apo ky është kthim në natyrë i borxhit, meqë edhe Shaqir Fetai i doli në krah qeverisë me rastin e djegies së Spitalit Modular në Tetovë ku, ndonëse kishin shkuar për shërim nga Kovid 19, u dogjën për së gjalli 14 pacientë dhe dhjetra të tjerë mbetën rënd të plagosur!
Kush është “reis” i BFI-së: Zoran Zaev apo Shaqir Fetai?
Që të dy dylberat na porosisin që të kemi durim dhe të presim, derisa Ministria t’i harmonizojë qëndrimet në mes të sistemit tonë arsimor dhe sekularizmit të shtetit! Problemin që e ngritën në protestë nxënëset e Medresesë qenka i vjetër që nga themelimi i Medresesë, ndërsa iniciativa për akreditim qenka ngritur tash e pesë vite më parë!
Asgjë nuk paska ndodhur! Vajzat kanë mbyllur karrierën e tyre me vetëm shkollim të mesëm kurse nxënësit medresantë, ose kanë përfunduar në policë, ose në roje, ose nëpër shërbime intelegjente dhe, një numër i tyre qenka shkolluar por që më shumë kanë përfunduar si oponencë e këtij “rijaseti” duke u angazhuar nëpër organizata joqeveritare islame në vend.
Durim, thotë Shaqir Fetai dhe Zoran Zaev! Keni duruar tash e pesë vite, duroni edhe ndonjë vit. Po çka do të bëhet me nxënësit? Është problem i vjetër, thonë që të dy ndërkohë që po gënjejnë! Më parë nuk është shprehur ky shqetësim, sepse, ka bërë çfarë ka bërë ish-reisul ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, medresantët janë regjistruar dhe kanë vazhduar aty ku kanë dashur! Kjo revoltë ka shpërthyer që vitin e kaluar, kur u instalua në krye të BFI Shaqir Fetai falë “makinacioneve” të pushtetit aktual e për t’i shërbyer ekskluzivisht këtij pushteti partiak.
Shaqir Fetai nuk guxon t’u dalë përball nxënësve! I ka rrejtur shumë! U ka premtuar “mjalt e qumësht”! Ky që apelon t’i shikohen veprat dhe jo fjalët, ndërkohë që fjalët i kundërmojnë kurse veprat i ka mut.
Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se është i pabesë, se nuk i beson askush, prandaj, nxënësve ua nxjerr përpara deklarimin e Zoran Zaevit, duke e promovuar si “shpëtimtar të Medresesë”! A e dinë anëtarët e “rijasetit”, a e dinë forumet intelektuale të myslimanëve të Maqedonisë, a e di stafi arsimor, a e dinë hoxhallarët, myslimanët e vedit që janë donatorë kryesorë të Medresesë, a e di tërë ky komunitet se ¬çfarë drafti është përgatitur dhe çka do të miratohet, çfarë ligji do ta përcaktojë fatin e më tejmë të kësaj Medrese!
Deri në miratim të këtij “ligji pozitiv” a nuk do të ishte më e mirë që të mbyllej fare Medresja dhe të mos merren më qafë fëmijët e mysimanëve të vendit, të cilët, për momentiin, me vendim të Ministrisë së arsimit pranë Qeverisë së Zoran Zaevit, janë të përjashtuar nga çdo univesitet shtetëror i vendit!
Nejse, por, vërtet që ia vlenë të dihet një përgjigje zyrtare: çfarë bënë për dhjetë vite ministrat shqiptarë që drejtuan me këtë Ministri? Të presim sa të përfundojnë zgjedhjet, mos të ashpërsohet situata e të ndikojë në zbehjen e imazhit të pushtetit aktual. Pas zgjedhjeve, t’i lëmë vitet të rrjedhin dhe problemet tona të shtresohen deri në kupë të qiellit! Këtë strategji e di edhe Shaqir Fetai, i cili, kurrë, as nga pozita e profesorit, as nga pozita e myftiut, as nga pozita e anëtarit të Rijasetit nuk foli për këtë problem. Po pse ta hidhërojë pushtetin i cili mund ta zhveshë deri në palcë. Kundërmon rëndë e trishtueshëm “palca” e Shaqir Fetait. Më mirë të “digjen” medresantët se sa vetë ai!((in7.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…