Youth Film Festival 20

Filmi i regjisorit shqiptar nga Shkupi, Murat Zherka, “Dance In This Chaos” (Luaj në këtë kaos) është fituesi i çmimit “Filmi më i mirë i shkurtër OFF Generation” në edicionin e 14-të të Youth Film Festival 2022, që u mbajt në Sarajevë (19- 23 korrik), për të cilin festival sivjet konkurruan mbi 200 filma, ndërkaq për programin final u përzgjodhën vetëm 14 syresh.
Regjisori MURAT ZHERKA njëherit është edhe skenarist. Drejtor i fotografisë është GENC HALIMI, muzikën ALBIN SOPA, kurse filmi u realizua në produksion të TAKAT Studio.
Në rolet kryesore paraqiten Sina Rakip, Stefanija Naçevska, Aleks Petrovski, Fisnik Zeqiri etj. Filmi u mundësua nga Democracy Lab, ISD Youth Can dhe është realizuar në vitin 2021. Filmi në fjalë ishte pjesë e kampanjës Let’s Bring The Colors Back. “Dance In This Chaos” premierën e pati më 31 tetor të vitit të kaluar në Kino Milenium ne Shkup, kurse më vonë u shfaq edhe në Kinemanë Cineplexx.
“Dance in this Chaos” është film bardh e zi, i realizuar sipas teknikës one-shot, që konsiderohet si njëra nga teknikat më të vështira për realizimin e një filmi.
Më 15 korrik ky film u shfaq edhe në Korçë, në kuadër të Festivalit KOSH Film Fest. Suksesi i jashtëzakonshëm në Sarajevë, këtij filmi i hap rrugën edhe për festivale tjera. Muajin tjetër filmi do të prezantohet edhe në Festivalin Drim Short që mbahen në Strugë dhe në Festivalin e filmit të shkurtë në Lublanë – FEKK (15 -20 gusht).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbretëria e Bashkuar e konsideron Rusinë kërcënim kryesor për sigurinë

Qeveria britanike e ka etiketuar Rusinë si kërcënim kryesor për sigurinë e…

Filipçe: Ora policore mund të zgjatet edhe pas 20 prillit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e gazetarëve në lidhje me…

Grushta në Klinikën e Tetovës – Sulmohet fizikisht drejtori ekonomik, Artan Etemi i Lëvizjes Besa

Para pak çastesh në Spitalin Klinik të Tetovës ka ndodhur një incident…

Rriten shqetësimet rreth sigurisë së Kapitolit

Siguria në godinën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara po shqyrtohet sërish…

State Departmenti deklarohet për takimin Blinken, Osmani, Kurti, dialogu temë kryesore

Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan kanë lëshuar një njoftim…