Burime nga Prokuroria Publike kanë thënë për gazetën Lajm se prokurorja Fatime Fetai nuk do të shkarkohet nga detyra. Duke komentuar kërkesat e protestuesve gjatë protestës së ditës së premte, nga Prokuroria vlerësojnë se nuk ka “ndonjë shkelje në detyrë” nga ana e Fetait, që mund të shërbejë si bazë për shkarkimin e saj.
“Jemi të kënaqur nga mënyra si e kryen detyrën prokurorja Fatime Fetai dhe për momentin nuk do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e saj, sepse zyrtarisht kërkesë të tillë as nuk kemi marë”, thonë burime nga Prokuroria.
Dorëheqjen e prokurores Fatime Fetai e kërkuan organizatorët e protestës masive të shqiptarëve që u mbajt ditën e premte, për shkak se në fjalët përmbyllëse te rasti “Monstra”, ajo kërkoi dënim të përjetshëm për tre të akuzuar në këtë rast.
Për dallim prej Prokurorië, organizatorët e protestës vlerësuan se prokurorja Fetai nuk është në nivel të detyrës, prandaj edhe meriton të shkarkohet.
“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar qëllimet e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desh që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë”, tha mes tjerash Bedri Ajdari, duke theksuar se në bazë të Kodit Penal aktakuza e Prokurorisë madje është e paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…