Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin Philip Reeker, i cili ushtron detyrën e ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, gjatë të cilit takim është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga Zyra e Presidentes ku thuhet se Reeker ka theksuar se inkurajojnë palët që të angazhohen për të arritur marrëveshje.

“Ambasadori Reeker theksoi se SHBA-të inkurajojnë palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani në lidhje me këtë potencoi rëndësinë e përmirësimit cilësor të procesit të dialogut që bazohet në paprekshmërinë e territorit të Kosovës dhe karakterin unitar të shtetit e që i kontribuon paqes dhe prosperitetit në rajon.

Ajo theksoi se për Kosovën, ndriçimi i fatit të të pagjeturve mbetet prioritet të cilin institucionet synojnë ta shtyjnë përpara dhe për këtë kërkoi përkrahjen e SHBA-ve.

Po ashtu, Reeker gjatë takimit rikonfirmoi interesimin e Presidentit amerikan Josepf Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit.

“Ambasadori Reeker rikonfirmoi interesimin e Presidentit Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme. Po ashtu, ambasadori Reeker potencoi angazhimin e SHBA-ve për të mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në komunikatë.

Në këtë takim, Osmani nënvizoi se partneriteti me SHBA-të është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës, si dhe zbatimin e reformave te brendshme që do të shtonin punësimin dhe do të luftonin në mënyrë efikase korrupsionin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aksident në aksin rrugor Gostivar-Tetovë,përfshihen disa vetura.Ka të lënduar

Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku…

COVID-19: Italia e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinës

Italia do të bëhet vendi i parë evropian që e bën sistemin…

Von Cramon thotë se Macron bëri gabim të madh me Kurtin

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, kundërpërgjigjet direkt ndaj akuzave që vijnë…

Hyrja në lokale në Kosovë, vetëm me pasaportë shëndeti

Vitia: Vlen certifikata e vaksinimit ose testi PCR Si shumë shtete të…

12 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv nga testimi për koronavirus

12 raste të reja të prekur nga virusi korona në vendin tonë.…