Robert Golob, kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka mohuar akuzat për përfshirje në aferën e dyshuar për shpërlarje parash.

Në një debat televiziv të enjten, në të cilin morën pjesë 12 përfaqësues të subjekteve politike në Slloveni, Golob tha se Martin Berishaj, i cili dyshohet se shërbeu si sekser i 600 mijë eurove mes tij dhe një kompanie private serbe, është mik i Janez Janshas, kryeministrit slloven, i cili ishte pjesë e panelit debatues në televizionin publik slloven, RTS Slovenia.

Golob, siç raporton Paparaci, tha se Jansha, rival i tij politik me të cilin do të përballet në zgjedhjet parlamentare në Slloveni që mbahen të dielën, është fotografuar dhe shoqëruar me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

Golob iu referua një fotografie që Jansha ka me Berishajn.

Në një kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.

Golob deklaroi se të gjitha të ardhurat i merr vetëm në Slloveni dhe se e gjithë pasuria e tij është “e pastër dhe ka origjinë të njohur”.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Protestë në Tokio kundër pushtimit rus të Ukrainës

Protestuesit gjatë tërë kohës bërtitnin “Ndaloni luftën”. Disa mbanin pankarta në duar…

Luftanijet e NATO-s arrijnë në Finlandë, pritet të mbahen stërvitje ushtarake

Derisa Finlanda po bëhet gati për anëtarësim në NATO, luftanijet e Aleancës…

​Protestë në Shqipëri kundër luftës, gruaja nga Ukraina: Kam djalin 8 vjeç atje

Svitlana Luzina është ukrainase që iu bashkua protestës paqësore që u zhvillua…

Edhe Austria me dozë të 4 kundër Covid-19

Vaksina përforcuese do të ofrohet fillimisht për personelin mjekësor dhe zonat me…

Burra të armatosur ‘bënë çfarë deshën’ me veturat në një parking në Minneapolis – të pashqetësuar për 15 minuta nga askush

Burra të armatosur hynë në makina në një parking të McDonald’s në…