Pesë raketa balistike të lëshuara nga Kina duket se kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ), sipas ministrit japonez të mbrojtjes, shkruan Sky News.

Sipas mediumit në fjalë, Nobuo Kishi pretendoi se ishte hera e parë që kishte ndodhur një incident i tillë dhe Japonia kishte paraqitur një “protestë” përmes rrugëve diplomatike.

Një zonë ekonomike ekskluzive është një zonë e detit në të cilën një shtet bregdetar pretendon të drejtat sovrane për të kryer aktivitete ekonomike, të tilla si eksplorimi i burimeve natyrore, kërkimi shkencor detar ose mbrojtja e mjedisit.

Më herët sot, Tajvani tha se Kina kishte lëshuar 11 raketa balistike Dongfeng në ujërat pranë brigjeve veriore, jugore dhe lindore të Tajvanit.

Një hap i tillë vjen si pjesë e stërvitjeve ushtarake kineze rreth ishullit, të cilat kanë rritur tensionet midis Tajvanit dhe Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qyteti Mykolaiv granatohet rëndë nga rusët – vritet manjati i drithërave, një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë

Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë…

Lufta duhet të përfundojë përpara se të fillojë dimri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë G7-ës se donte që lufta…

Lëvizja BESA kërkon zgjedhje të parakohshme

Në vitin 2022 Lëvizja Besa do t’i intensifikojë aktivitetet e saj që…

ASH: Në Tetovë mbështesim Bilall Kasamit

Mbështetja e Aleancës për Shqiptarët ndaj Bilall Kasamit në Tetovë është e…

ASH: A po bëhet Qeveria strehimore e njerëzve që merren me drogë?

Edhe pse në kohë pandemie, kur pothuajse gjithë fokusi po bie mbi…