Shtetet e Bashkuara thanë se ishin thellësisht të shqetësuara për dënimin me burg të dhënë udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny.

SHBA-ja përsëritën thirrjen e tyre për lirimin e menjëhershëm të kritikuesit të Kremlinit.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i autoriteteve ruse për të dënuar personin opozitar Navalny me dy vjet e tetë muaj burg”, tha sekretari i shtetit Anthony Blinken, raporton reuters.

“Edhe ndërsa punojmë me Rusinë për të avancuar interesat amerikane, ne do të koordinojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë se si Rusia mund t’i përgjigjet dështimit për të mbështetur të drejtat e qytetarëve të saj”, tha Blinken.

Dënimi me kusht i Navalnyt me tre vjet e gjashtë muaj u ndryshua në burgim, dhe u ul në dy vjet e tetë muaj për shkak të periudhës që kaloi në arrest shtëpiak.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas deklaroi se dënimi i sotëm i Alexei Navalnyt me tre vjet e gjysmë burg është një “goditje e hidhur” për sundimin e ligjit në Rusi dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm.

“Vendimi i sotëm kundër Alexei Navalnyt është një goditje e hidhur kundër lirive themelore dhe sundimit të ligjit në Rusi”, shkroi ai në Twitter, duke përshkruar persekutimin e Navalnyt si arbitrar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…