Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) po shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i RDK-së, Vesel Memedi në intervistën për TV Globi të Gostivarit. Sa i përket koalicionimeve me partitë e tjera, RDK e ka mbajtur derën e hapur me një pjesë të kampit politik shqiptar, por nga ana tjetër është shprehur i prerë se nuk duhet të koalicionohet me parti maqedonase. Memedi arsyen e mospjesëmarrjes në zgjedhje e sheh të fakti që të mos e dëmtoj dhe ta përçajë votën e shqiptarëve.

“Duke u thirrur në atë që e kërkon vija kombëtare për unifikim dhe sinkronizim të spektrit shqiptar, ne si RDK jemi seriozisht të interesuar dhe të vendosur që përderisa nuk janë pjekur kushtet për një opozitë të mirëfilltë shqiptare, të mos marrim pjesë në zgjedhje, për të mos përçarë votën shqiptare”, theksoi Memedi. Por ai ka thënë se është në pritje të ftesës nga BESA dhe PDSH për koalicionim të përbashkët, por edhe oferta nga BDI për një interes të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…