Nëse respektohen të gjitha afatet ligjore Kuvendi do të duhet të shpërndahet më 11 shkurt, ndërsa menjëherë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill.

Këtë e theksoi vetë Xhaferi në takimin me gazetarët para disa ditëve, ndërsa kryeministri Zoran Zaev dje theksoi se 12 prilli, data për kur janë harmonizuar liderët e partive politike në takimin tek presidenti Stevo Pendarovski, duhet të të mbahet, por megjithatë theksoi se lihet mundësia për çfarëdo qoftë ndryshimi, para se gjithash për shkak të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO.

Theksoi se si shtet nuk do të lejojmë të mos kemi parlament pikërisht kur ne duhet ta ratifikojmë Protokollin me NATO-n.

“Të gjitha 29 vendet anëtare e kanë ratifikuar Protokollin dhe kur të vijë koha që Republika e Maqedonisë së Veriut ta ratifikojë nuk guxojmë të lejojmë të mos kemi parlament”, theksoi kryeministri.

Sipas Xhaferit, nuk ekziston mundësi të konvokohet Kuvendi nëse paraqitet nevoja që të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO.

Për këtë Xhaferi do të duhet të pritet në përbërjen e re kuvendore. Për këtë çështje theksoi deri më tani nuk ka biseduar me liderë të partive politike, e kush ka nevojë për të nënvizoi duhet të kërkojë takim dhe të bisedojmë.

Vendi pritet shumë shpejt të bëhet edhe anëtar zyrtar i NATO-s, edhe tre ratifikime e ndajnë nga anëtarësimi i plotfuqishëm.

Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, kanë dhënë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Aleancë. Shumë shpejt pritet që këtë ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja, ndërsa Protokolli do të kalojë në Parlamentin tonë.

Në Francë, ratifikimin duhet ta përfundojë Asambleja parlamentare pasi që ketë paraprakisht e bëri senati. Të hënën në vend vjen nënkryetarja e senatit Elen Konve-Mure në takim me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi, me përfaqësues të organeve parlamentare dhe grupeve parlamentare.

Nënkryetarja Konve-Mure mori pjesë në përgatitjen e Propozim-ligjit për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, që muajin e kaluar në lexim të parë kaloi në Senatin e Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…