Mbrojtja e Pjetër Shalës ka deklaruar se derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, avokati Mohamed Hedi Aouini ka thënë se shumë individë fillimisht kishin pranuar të takoheshin por pastaj kanë refuzuar diçka të tillë. Mbrojta ka theksuar se shumë takime i kanë zhvilluar të natyrës informale, meqë kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga persona të caktuar.

“Shumë individë fillimisht pranuan të takoheshin me neve pastaj refuzuan të takoheshin me ne dhe kur shkon, udhëton, në një vend tjetër, është goxha nervozuese që ti shkon atje dhe nuk mund të takohesh personat me të cilët ke rënë dakord paraprakisht. Sa herë që ne kemi organizuar takime jo formale duke i pyetur ata për gjërat që dinë dhe nuk dinë, e kemi konstatuar se kur nuk kemi mbajtur shënime kjo na ka bërë që të kishim mundësi të takoheshim edhe herë të tjerë me këta individë dhe që ata të mund të na ndihmonin me dëshmitë, me provat dhe me përvojën e tyre”, ka thënë avokati mbrojtës.

Konferenca përgatitore për mbrojtjen mbahet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe avokati i viktimave kanë përfunduar paraqitjen e provave kundër Pjetër Shalës. Ai po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shtyhet për më 29 maj seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Ka dështuar mbajtja e seancës gjyqësore për djegien e Spitalit modular në…

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit më…

Putin tërbohet kundër Perëndimit dhe i beson fitores së Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur fjalim në Asamblenë Federale të…

Prokuroria edhe sot me aksion në Brezovicë, vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në këtë zonë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për…

Njoftim për panairin “PRISHTINA 2021”

Në Prishtinë u nënshkrua marveshja ,ndërmjet Odës ekonomike të R.Kosovës dhe Institutit…