Policia Financiare është duke punuar në verifikimin e pretendimeve nga kallëzimi penal kundër kreut të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini. Në rrethana jo zyrtare nga ky institucion na thanë se është formuar lëndë e cila po shqyrtohet, por pa dhënë afat konkret për aktivitetet e mëtejshme. Ndërkohë në Qeveri, respektivisht zëvendëskryeministrja për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska vazhdon heshtjen. Kjo e fundit bashkë me organin ekzekutiv më 28 qershor kanë pranuar kallëzimin penal anonim kundër kreut të Administratives, por deri tani nuk e kanë parë të rrugës që të reagojnë madje as pas deklarimit të Sejdinit i cili ditë më parë hodhi poshtë akuzat dhe i cilësoi tendencioze.

Kallëzimet penale përmbajnë pretendime të cilat sipas denoncuesve, Sejdini në cilësinë e kreu të Gjykatës Administrative ka shpërndarë lëndë në mënyrë manuale dhe duke keqpërdorur sistemin AKMIS, ka vjetërsuar qëllimisht lëndë financiare dhe ka kryer punësime nga familje të njëjta për të cilat sipas tyre krijohet bazë për konflikt interesi.

Sejdini ditë më parë përmes një konference për media hodhi poshtë të gjitha pretendimet, duke thënë se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje manuale të lëndëve gjyqësore. Sipas tij, kallëzimet kanë për qëllim prishjen e imazhit të tij dhe të institucionit. Ndërkohë Komisioni për parandalimin e korrupsionit njoftoi se është formuar lëndë dhe po punohet në drejtim të vërtetimit të pretendimeve. Ndërkohë Këshilli Gjyqësor pas denoncimit të marrë vendosi që në shtator të formon Komision për kontroll në Gjykatën Administrative.  /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit…

Macron i trembet humbjes së shumicës parlamentare

Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet…

Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të firmës së Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po e kalon fundjavën e festës në pronën…

Dy viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19, shërohen 16 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në…

Kurti: Kërkuam më shumë ushtarë të KFOR-it shkaku i bazave ushtarake serbe rreth Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e tij që…