Për herë të parë që pas publikimit të bisedës ku sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski akuzohet për aferë me tender, përfaqësues të ekzekutivit dalin me një sqarim. Zv.kryeministri Oliver Spasovski pranon se ka pasur lëshime të caktuara në M-Nav megjithatë nuk ka njohuri nëse Rashkovski ka qenë i autorizuar të merret me tenderin në fjalë.

Unë për momentin nuk e di nëse ka ndonjë konkluzion ose autorizim. Unë e di se në seancën e fundit të qeverisë biseduam për pjesën e incidentit i cili ka ndodhur në navigacionin maqedonas. Janë sjellë përfundime të caktuara sipas të cilave duhet të veprohet dhe çështje të caktuara, përfshirë këto që janë dalë në publik duhet të zbardhen. Ka lëshime të caktuara në këtë institucion. Për këtë biseduam në seancën e mbyllur të qeverisë dhe në bazë të kësaj u sollën vendime për të cilat unë nuk mundem të flas publikisht tani.”- tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

Nga opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE kujtojnë se prokuroria për tre ditë rresht po hesht për rastin. Ivanka Vasilevska dorëzoi në Prokurorinë Themelore materiale mbi të cilat kërkojnë të hapet hetim.

Ekzistojnë tregues serioz se Rashkovski ka bërë vepër penale me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim sipas nenit 353, paragrafi 5, sipas të cilit i kërcënohet dënim prej të paktën pesë vitesh. Prokuroria Publike duhet të lirohet nga presioni i Zoran Zaevit dhe të fillojë procedurë për zbardhjen e këtij rasti për të cilin ka tregues serioz se është dëmtuar buxheti i shtetit. Me qëllim të mos-pengimit të procedurës, është e nevojshme që prokuroria publike menjëherë të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për Dragi Rashkovskin dhe personave të tjerë të përfshirë.”- theksoi Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE

Për bisedën e incizuar që publikuan disa media, Rashkovski akuzohet se rregullon tender në lidhje me sistemin e radarit të aviacionit i cili, siç shkruajnë ata, kap vlerën e 7 milion eurove para të financuara nga Banka Botërore për Ripërtërirje dhe Zhvillim. Sipas bisedave, mediat shkruajnë se Rashkovski ka favorizuar firmën shtetërore italiane “Leonardo” duke hedhur poshtë ofertat e tjera. Rashkovski për disa ditë më radhë në rrjetin social fejsbuk publikon dokumente të cilat sipas tij, vërtetojnë se nuk bëhet fjalë për rregullim tenderi por për përmbylljen e procesit të dorëzimit të këtyre pajisjeve që janë siguruar me një tender të nënshkruar dy vite më herët. Ai akuzon ish drejtorin teknik të M-Nav Kliment Çepunovski për incizimin e bisedës dhe shpërndarjen e saj. Për të martën, Rashkovski ka njoftuar konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…