Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të marrë më 22 shkurt 2021 ku të akuzuarit e arratisur Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën penale “terrorizëm”, dënim i cili është shqiptuar edhe për të akuzuarin Agim Ismailoviç ndërsa Fejzi Aziri u shpall fajtor për veprën penale “ndihmë autorit të një vepre penale” dhe u dënua me 15 vjet burg. Për të njëjtën vepër, i akuzuari Haki Aziri u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg. Për të akuzuarit Sami Luta, aktakuza u refuzua pasi prokurori publik hoqi dorë nga aktakuza.

Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve ka shkruar në Facebook se seanca në Apel është mbajtur dhunshëm dhe nuk janë përfillur procedurat ligjore duke i privuar te akuzuarit nga e drejta ligjore për të pasur avokat mbrojtës, të angazhuar nga familjet e të akuzuarve enkas për këtë rast.

“Avokatet e angazhuar e kishin justifikuar mos prezencën e tyre me dokumentacion mjekësor qe kishin rezultuar pozitiv nga Covid 19, por për trupin gjykues kjo nuk paraqiti ndonjë problem serioz pasi kishin angazhuar avokat “sejmen” te angazhuar nga gjykata për këtë seancë gjyqësore!”, tha Ajdari.

Ai sqaron se Haki Aziri, me qe u privua nga e drejta ligjore për te pas avokat mbrojtës, kërkoi që gjykata e Apelit te përjashtohet për marrjen e vendimit për këtë rast pasi i’u cenua e drejta për mbrojtje, natyrisht as kjo nuk ndodhi, por u refuzua as pa u shënua në proces verbal ky propozim.

“Hakiu e leshoi seancën gjyqësore, duke i thënë trupit gjykues se nuk dua të jem pjesë e këtij gjykimi me që nuk paska nevojë për mua dhe për mbrojtësin tim ligjor, ku vendimi qenka i marrur qysh me herët meqenëse nuk u përfillkan procedurat ligjore! Për Hakiun trupi gjykues nuk angazhoi as avokat në mënyre zyrtare as sa për sy e faqe, seanca u mbajt pa prezencën e asnjë avokati mbrojtës … “Makedonija i se e mozno” do të thoshte prokurorja Fatime Fetai..!”, tha Ajdari.

Gjyqi për rastin “Monstra” filloi më 20 dhjetor 2012, me akuzën për vrasjen e 5 personave më 12 prill 2012 afër Liqenit të Smillkovës. Në qershor të vitit 2014, gjashtë të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm, kurse një person u lirua. Më 24 nëntor 2017, Gjykata e Lartë vendosi që rasti “Monstra” të rihapet dhe të dënuarit të lirohen nga burgu nën masën e kujdesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia jep detaje për rrahjen e tri vajzave në Prishtinë, arrestohet edhe një person

Është arrestuar edhe një person i përfshirë në rastin e rrahjes së…

Wigemark: EULEX’i pati rol në gjetjen e mbetjeve mortore në jug të Serbisë

Diplomati Lars-Gunnar Wigemark përmes një retweet’i në llogarinë e tij ka treguar se…

Padi penale kundër 20-vjeçares nga Tetova, publikoi fotografi komprometuese

Është ngritur padi penale ndaj një vajzë nga Gurgurnica Tetovës pasi e…

Johnson thotë se komuniteti ndërkombëtar do të rrisë presionin ndaj Putinit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin e…

Ende nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar shpërthimi i vullkanit në Tonga

Në Tonga është duke u raportuar për dëm të madh, si pasojë…