Dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka përfunduar dëshminë e tij pas katër seancave që janë mbajtur një pas një gjatë javës.

Kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt Foglia e ka falënderuar dëshmitarin 03593 për dëshminë e tij, duke ia kujtuar që të mos flasë me askënd për ato çka ka deklaruar.

“Po bëhen katër ditë që je këtu me ne, ma merr mendja se ka qenë e lodhshme dhe e vështirë për ty dhe të falënderoj që ke qenë këtu këto ditë me ne. Na ke ndihmuar shumë në përpjekjen tonë për të zbuluar të vërtetën. Të uroj udhëtim të mbarë dhe të kujtoj edhe një herë që të mos flasësh me askënd për deklaratën që e ke dhënë para Gjykatës Speciale të Kosovës”.

Dëshmitari sot është sfiduar nga gjykatësja Foglia lidhur me dëshminë që e ka dhënë para UNMIK-ut në vitin 2006 e cila është shumë kundërthënëse me ato çka ka deklaruar ditëve të fundit.

Kryegjykatësja ka njoftuar se me fillim nga ora 14:30 do të nisë një seancë e re ku do të shfaqet dëshmitari i dytë në rastin ku është i akuzuar ish-eprori i UÇK-së Salih Mustafa i njohur si Cali./Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Franca e konfirmon se më 23 qershor do të diskutohet liberalizimi i vizave

Ministria e Jashtme e Francës e ka konfirmuar se më 23 qershor…

Ende janë aktivë disa zjarre në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në…

BE-ja ngrin asete ruse në vlerë prej miliarda dollarësh

Shtetet e Bashkimit Evropian deri më tani ka ngrirë asete ruse në…

Mbretëria e Bashkuar do të refuzojë çdo vonesë për Brexit

Mbretëria e Bashkuar nuk është e gatshme të shtyjë Brexitin, përtej afatit…

Arrestohen nga policia dy persona nga Tetova

Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02-mars) rreth orës 15.00, në…