Trupat amerikane në kuadër të NATO-s janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Kështu raporton mediumi serb N1 duke e cituar Associated Press.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel se “për fat të keq nuk u arrit marrëveshje, por ky nuk është fundi i tregimit”.

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar të premten se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që në Bruksel nuk ka pasur përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, rezultati i atyre bisedimeve është ende pozitiv.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se presidenti serb do t’i drejtohet popullit në lidhje me dialogun në Bruksel të dielën në ora 13:30 nga Pallati i Serbisë.

“[Aleksandar] Vuçiq e shtyu fjalimin e tij pikërisht sepse nuk mund të pajtohet me faktin se ne kemi konflikte në Kosovë, se nuk kemi zgjidhje dhe ai po punon ditë e natë për të gjetur një zgjidhje”, tha Petkoviq në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Përbërja e re e Bundestagut gjerman

Bundestagu gjerman do të ketë një numër rekord të deputetëve. Ndërkohë që…

Ukraina ‘rimerr 53 vendbanime në rajonin jugor’ – Rusia thotë se SHBA është ‘përfshirë drejtpërdrejt në luftë’

Ukraina ka rimarrë 53 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit, kryesisht të…

Dy të vdekur nga zjarri në jug të Italisë

Dy persona vdiqën nga thithja e tymit në qytetin San Lorenzo në…

ASH: LSDM dhe BDI amnestuan kreatorët e ”27 prillit”

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konferencë të mbajtur para parlamentit të…

Fuqia e pasaportës, Maqedonia e Veriut në vendin e 47-të

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës,…