Votuesi e Karolinë së Veriut po raportojnë për ngacmime dhe frikësim të mundshëm në qendrat e votimit, thuhet në një raport të hershëm nga bordi shtetëror i zgjedhjeve.

Në New Hanover, studentët dyshohet se u ngacmuan teksa po shkonin në klasë nga një vendvotim, dhe një vëzhgues dyshohet se me “zemërim” u përball me një zyrtar zgjedhor, thuhet ndër tjera në raportin e bordit.

Në kontenë Columbus, zyrtarët e zgjedhjeve dyshohet se u ngacmuan nga një “vëzhgues që ndiqte punëtorët me një shenjë të trafikut STOP”, dhe fotografonte apo filmonte punëtorët.

Akuza të tjera përfshijnë votuesit pranë bordit në Wake, duke u fotografuar teksa prisnin të hidhnin votat, dhe punonjësit e qendrës Harnett gjoja “i filmonin votuesit që shkonin e vinin dhe informonin votuesit se po filmoheshin”.

Pat Gannon, zëdhënës i bordit tha për NBC se incidentet janë të “izoluara” dhe se zbatimi i ligjit po monitorohet me vëmendje.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi gjithashtu për planet se do të janë në terren në 24 shtet në ditën e zgjedhje për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të votuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës

Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit…

RMV, 20 mijë raste aktive me Covid-19, 4.419 të vdekur dhe 35 mijë të vaksinuar

Gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë 10 mijë vaksinat “Pfizer” dhe…

Blinken mbi varrin masiv në Izyum: Dokumentimi i krimeve ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se raportimet për një varr…

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen 12 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit…

Pastrimi i parave, Shqipëria në “listën gri”

Shqipëria u përfshi në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose…