500 amvisëri dhe 13 objekte publike, çerdhe, shkolla dhe shtëpi shëndeti nga komunat e Çairit dhe Butelit të cilat furnizohen me energjinë termike nga Ngrohtorja “Shkup Veri”, rrezikojnë seriozisht të kenë ngrohje.

Drejtori i ngrohtores, Kushtrin Ramadani, për TVM-2 thotë se pasditen e kësaj të mërkure fatmirësisht ndërmarrja arriti të sigurojë një milion denarë përmes faturimit të një borxhi të vjetër, por pas harxhimit të kësaj shume, nuk do jenë në gjendje të sigurojnë ngrohje nëse nuk ndihmohen nga qeveria. Ai është i dëshpëruar nga ekzekutivi që bën ende “veshin të shurdhër” ndaj kërkesës së tij për të zgjidhur këtë problem.

“Kemi parashtruar kërkesë deri tek të gjitha institucionet kompetente, përfshirë qeverinë, ku gjysma e ministrave janë shqipfolës, kemi bërë kërkesë te Ministria e Ekonomisë e cila është përgjegjëse për sektorin e energjetikës, tek Ministria e Financave e cila është përgjegjëse për buxhetin, ministri kjo e cila ka ndarë 18 milion euro për pjesën tjetër të Shkupit dhe këtu për komunën e Butelit dhe Çairit ku shumica e çerdheve, shkollave, institucioneve shëndetësore gravitohen me fëmijë shqiptarë, mos të ndahen as 18 euro.”,- deklaroi drejtori i ngrohtores “Shkup-Veri”, Kushtrim Ramadani.

Ramadani thotë se nevojiten dy milion euro deri në fund të sezonit të ngrohjes për të përmbushur nevojat për blerjen e gazit dhe aktualisht ngrohtorja “Shkup – Veri”, sipas tij, nuk ka asnjë mjet të siguruar. Por a është në gjendje shteti t’i gjejë këto mjete aq lehtë siç pretendon Ramadani?

“Më vjen shumë keq të flas por mos të sigurohen as 500 mijë euro sa kemi nevojë deri në vitin e ri. Ato janë dy tre koncerte të Artan Grubit që i organizon po ashtu në komunën e Cairit kjo është dicka për të cilën nuk di se çfarë të them.”,- u shpreh drejtori i Ngrohtores “Shkup-Veri”, Kushtrim Ramadani.

Nëse deri në fund të kësaj jave nuk gjinden mjete shtesë të gjithë konsumatorët që ngrohen nga kjo ngrohtore, duhet të mbulohen mirë, sepse shumë shpejt do të zgjohen me radiatorë të ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lajçak: Në takimet me Kurtin dhe Vuçiq diskutuam për hapat e ardhshëm të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës…

Kim Jong-un: Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore, nëse provokohet

Kim Jong Un paralajmëroi përsëri se Koreja e Veriut mund të përdorë…

VIDEO / Përleshje fizike në parlamentin e Bolivisë

Parlamenti i Bolivisë u përfshi nga kaosi, kur mazhoranca dhe opozita u…

BE me sanksione financiare ndaj Hungarisë, shkak korrupsioni

Komisioni Evropian ka bërë thirrje të dielën për ndërprerjen e fondeve në…

Hallaçi: BASHKËKOMBAS TASH ËSHTË KOHA !!!

BASHKËKOMBAS TASH ËSHTË KOHA !!! Kombi Shqiptar meriton më shum, për të…